Eagle Mobile sjell në Durrës “Eagle summer nights” me MADCON dhe Laurent Wolf
Eagle Mobile, kompania më e re e telefonisë celulare mbështet traditën e koncerteve “Eagle Summer Nights” në Shqipëri. Datat 8 dhe 9 Gusht në plazhin e Durrësit (Kompleksi Tropikal) do të sjellin gjallëri, freski dhe ritëm për pushuesit shqiptarë dhe abonentët e Eagle Mobile. Kompania informon opinionin publik se pas një shqetësimi shëndetësor të artistit Goran Bregoviç dhe pamundësisë së tij për të ardhur në Shqipëri, Eagle Mobile mban sërish fjalën e dhënë, duke mbështetur si sponsor gjeneral koncertin e një tjetër grupi shumë të njohur dhe të suksesshëm. MADCON, grupi norvegjez i dyshes urbane (Tshawe Baqwa dhe Yosef Wolde-Mariam) i cili ka sjellë hite që thyen rekordet në Europë dhe ShBA, do të performojë përballë artdashësve shqiptarë më datën 8 gusht në plazhin e kompleksit Tropikal në Durrës. MADCON është një ndër grupet që kanë marrë më shumë çmime përfshi edhe Çmimin Botëror të Muzikës. Albumet e tyre kanë pasur sukses të madh që nga Shtetet e Bashkuara e deri në Australi. Grupi u themelua në vitin 1992, dhe shënon në fonotekën e tij hite si "God forgive me" , "Barcelona", “Doo-wop” etj. Në vitin 2004 ata publikuan albumin e tyre të parë zyrëtar "It's all a Madcon" që u shpall si albumi i vitit në Norvegji. Vitin e kaluar, hiti i tyre Beggin, shumë i suksesshëm edhe në Shqipëri, kryesoi listat muzikore për një kohë të gjatë në Francë, Hollandë, ShBA etj. Së fundi, u publikua edhe hiti i tyre i ri “Lier”. Artdashësit shqiptarë e të huaj, mund të ndjekin ndërkohë edhe DJ e suksesshëm, Laurent Wolf, sikundër ishte planifikuar. Kompania Eagle Mobile njofton të gjithë abonentët që kanë dërguar SmS, se nëse fitojnë të drejtën për pjesëmarrje në “Eagle Summer Nights”, do të fitojnë dy bileta për të ndjekur koncertin e MADCON në
30 Korrik 2009