E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: TVSH për energjinë, Berisha dështoi

 

Kandidati socialist për deputet në Tiranë, Sajmir Tahiri, akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Berisha se nuk mbajtën premtimin për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike. “4 vjet më parë në programin e tij qeverisës, Sali Berisha premtoi se do ulte nga 20% në 6% TVSH-në për energjinë elektrike. Sot katër vjet më pas, TVSH-ja për energjinë vazhdon të mbetet 20%. Ky është një premtim i dhënë dhe premtim i pambajtur. Me këtë premtim të pambajtur Sali Berisha u merr më tepër para nga xhepi i tyre pensionistëve, buxhetorëve dhe të gjithë shtresave në nevojë, duke iu pakësuar tryezën e përditshme të bukës”, tha Tahiri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›