Meksi: Do bëjmë rrugën e Arbrit
Kryetari i Polit të Lirisë, Aleksandër Meksi, premtoi dje gjatë një takimi në Burrel ndërtimin e rrugës së Arbrit, që lidh verilindjen me Tiranën. Ish-kryeministri tha se “ndërtimi i Rrugës së Arbrit, është një mundësi reale që do të ndikonte në përmirësimin jo vetëm të cilësisë së jetesës, por edhe për zhvillimin e vrullshëm të zonës verilindore të vendit. Kjo rrugë do të mundësojë lëvrimin e shpejtë të mallrave dhe të njerëzve, duke sjellë zhvillim real ekonomik”. Ndërsa kreu demokristian Nard Ndoka e vuri theksin te situata e vështirë ekonomike dhe numri i lartë i papunësisë që sundon në qytetin e Burrelit. Sipas Ndokës, ndonëse ky qytet ka një numër shumë të madh resursesh, duke filluar që nga minierat, pyjet, uzina e ferrokromit, papunësia sa vjen e rritet dhe qyteti i Burrelit është në prag mbijetese. Në Burrel u prezantua kandidati demokristian, Edmond Stojku.