E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pyetesori, gati brenda 10 qershorit"

Rozeta Rapushi
Shqiperia duhet t'u pergjigjet 700 kerkesave per informacion shtese, te ardhura nga Komisioni Evropian per pyetesorin qe vendi yne dorezoi ne 14 prill. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, pranoi dje se nga KE, kane ardhur 170 pyetje te reja, dhe informacione shtese mbi situaten ne Shqiperi per 530 pyetje te dhena dhe se pergjigjet do te jepen brenda dates 10 qershor. Me konkretisht per ceshtje te nxehta ne vendin tone, si vendimet e Gjykates Kushtetuese per komisionet hetimore apo proceduren e emerimit te anetareve te kesaj gjykate. "Ne total ne kemi identifikuar deri tani jo me shume se 170 pyetje te reja, te cilat s'mund te quhen shtese pasi duke iu referuar kohes ne te cilen pyetesori eshte dorezuar e deri tani ka pasur zhvillime te tjera, per te cilat KE kerkon tani pergjigje. Ka pyetje, te cilen e kemi numeruar si te re, qe i perket vendimeve te Gjykates Kushtetuese per objektin e hetimit te komisioneve hetimore parlamentare. Sigurisht qe debatet politike gjate ketyre muajve kane bere qe Komisioni te kerkoje edhe kete lloj informacioni. Nje tjeter pyete e re, ka te beje me emerimin e anetareve te Gjykates Kushtetuese i cili eshte nje vendim, apo le te themi emerimin e bere nga Presidenti se fundmi", u shpreh Bregu. Po keshtu sipas saj, eshte kerkuar informacion per komisionerin e antidiskriminimit te emeruar se fundmi, apo informacion per ndarjen e detyrimeve ne zyren e Agjencise se Prokurimit Publik ndermjet Agjencise se Prokurimit Publik dhe Komisionerit per ankesat. "Pergjigjet do t'i japim brenda dates 10 qershor. Pra koha ne dispozicion eshte fare e shkurter, eshte me pak sesa nje muaj. Ne dergimin e ketyre pergjigjeve sigurisht qe do te kete dhe gjurme te misioneve qe jane te shperndara tashme ne terren, per te vizituar institucionet", informoi Bregu. Sipas ministres, ne menyre absolute keto kerkesa shtese, nuk do te vonojne aspak vleresimin perfundimtar qe Komisioni Evropian do te jape per Shqiperine. "Kjo jo vetem qe nuk vonon, por per ne ishte surprize, qe pergjigjet tona, te lexoheshin ne nje kohe te tille rekord. Kjo do te thote se materiali nuk ka problematika per t'u perceptuar nga KE. Per ne ky eshte nje vleresim optimal i punes se bere", theksoi Bregu. Ajo shprehu besimin se Shqiperia nuk eshte lene aspak menjane, por po vazhdon te ece ne nje marredhenie te sigurt kontraktuale me Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›