E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriste bimë narkotike, prangoset 69-vjeçari

Policia e Vlorës ka rifilluar aksionin për evidentimin dhe shkatërrimin e bimëve narkotike në fshatrat e Lumit të Vlorës.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, blutë e Vlorës si dhe ata të sektorit të antidrogës kanë kryer kontrolle në disa zona të fshatit Vezhdanisht të Rrethit të Vlorës, ku kanë evidentuar bimë narkotike në pronën e shtetasit Abdurraman Aliaj 69 vjeç. Në pronën e tij, bashkë me hardhitë e rrushit ai kishte mbjellë 25 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Forcat e policisë bënë asgjësimin e sasisë së bimës narkotike, ndërsa 69-vjeçari është prangosur për veprën penale të "kultivimit të bimës narkotike".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›