Kanosi për hakmarrje, arrestohet nga policia
TIRANË - Forcat e Policisë së Kavajës arrestuan të shtunën shtetasin Alban Muça, 20 vjeç, për veprat penale të “kanosjes” si dhe “armëmbajtjes pa leje”. Sipas Policisë së Tiranës, Muça dyshohet se për motive të hakmarrjes ka kanosur me armë zjarri tip automatik shtetasin Alvir Xhelezi, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Spille të Kavajës. Veprimet hetimore dhe procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për veprat e mësipërme penale.
3 Mars 2008