Kanuni i Lekë Dukagjinit, si një bazë juridike që ndihmon standardet moderne të shtetit ligjor
Ashtu si edhe shoqeria njerzore qe erdhi duke u konsoliduar nga komuniteti primitiv e deri ne ditet e sotme, ajo e njeh zhvillimin e saj edhe ne te drejten zakonore, gjate perseritjeve te vazhdueshme te sjelljeve te caktuara, qe perbenin zakone, qe me vone keto qarkullonin goje me goje nga brezi ne brez, te cilat ato me pozitivet u shkruan neper libra dhe sot perbejne te drejten zakonore pozitive.Historia e njerëzimit e njeh zhvillimin e saj edhe me dukuri negative siç eshte kriminaliteti i trasheguar gjate shekujve. Shume studiues mendojne se shkaqet e kriminalitetit qe ne kohet e lashta e deri ne ditet tona jane te lidhura ngushte me faktore objektivë dhe subjektivë, dhe kryesisht, me kushtet ekonomike, shoqerore, kulturore, gjenetike e demografike. Studiuesit kane vene ne plan te pare faktoret qe kane te bejne me natyren e njeriut, me vete qenien me gjendjen e brendshme, me instinktet, temperamentin, personalitetin, çrregullimet nervore etj. Shume studiues kane gjetur rrethana qe favorizojne dukurite e kriminalitetit te cilat ndryshojne nga nje sistem ekonomiko-shoqerore ne nje sistem tjeter, nga nje popullsi ne nje tjeter Qeveria e çdo shteti ka per detyre te luftoje kriminalitetin dhe organet e specializuara per t’i kryer keto detyra jane organet e policise se shtetit dhe ato te kriminalistikes. Nuk eshte vetem policia qe duhet te pergjigjet per te gjitha ajo duhet te bashkerendoje detyrat edhe me organe te tjera per te luftuar ne nje shkalle sa me te larte kriminalitetin ne shkalle vendi. Kriminaliteti, pavaresisht nga dinamika dhe shkalla e intensitetit per te gjitha koherat, ka si te perbashket demtimin cenimin, shqetesimin qe u sjell grupimeve shoqerore dhe shoqerise ne pergjithesi. Gjate gjithe historise se njerëzimit, krimet kane terhequr vemendjen per ato vepra penale qe cenojne jeten e dinnjitetin e personit, edhe vjedhjet e çdolloji qe shfaqen, demtojne prone mbi te cilen shoqeria njerzore mbeshtet per te ngritur mireqenien e sigurinë e plote ndaj krimeve qe kane ndodhur ne çdo etapë te zhvillimit te shoqerise. Duke ju referuar statistikave, vrasjet dhe grabitjet kane pasur perhapje te madhe ne zonat e varfra me prapambetje te theksuar arsimore e kulturore, jo rastesishte zonat malore te verilindjes, te malesise se Kurveleshit ku ka hyre me veshtirësi fryma e shtetit ligjor dhe pergjithesisht civilizimi i shoqerise kane kryer me shume vepra penale si rezultat i mentalitetit shekullor te hakmarrjes, i psikologjise mesjetare dhe asaj komuniste, dhe ne periudha te ndërrimit te sistemeve kur dhe sa here shteti ka qene i pastabilizuar.Pare ne aspektin e ndarjes administrative, ruajne nivele te njejta te krimeve te kryera qarqe si Tirana, Shkodra, Vlora e Dibra. Nje rol mjafte pozitiv duhet te luajne organet e policise ,te prokurorise te Drejtesise dhe te pushtetit lokal per parandalimin e krimeve ,aftesia e organeve te policise per te gjurmuar dokumentuar aktivitetin kriminal ,dhe paraliyimi i drejtesise permese gjykatave inaktive kane dobesuar luften ndaj kriminalitetit dhe kane nxitur elementin kriminal per te bere te ligjeshme veprimet e tyere kriminale, po keshtu rol negativ kane luajtur edhe zvarritja pambarim e gjyqeve, gjithashtu ndikim negativ ka edhe gazetaria per menyren per menyren se si prezantohen krimet, fakte keto qe jo vetem nuk e pengojne kriminalitetin por shpesh e stimulojne duke e nxitur ate. Ne Shqiperi gjate ketyre viteve te fundit vazhdon te njohe rritje gjakmarrja dhe Hakmarrja, duke dashur t’i japim pergjigje pyetjes: pse u rikthyen keto fenomene? Me pak fjale mund te themi se shkaqet duhet te kerkohen tek anomalite qe solli zhvillimi ekonomiko-shoqeror, mungesa e ligjeve dhe e rregullave qe e mbajne gjalle ate qe quhet shtet, ndikuan indirekt per te ngritur tensionet dhe pasigurine; dhe per rrjedhoje sollën rritjen e kriminalitetit, rritjen e papunesisë dhe një mikroklimë të përshtatshme për kriminalitetin.Kriminaliteti i ketij shekulli paraqitet mjaft i larmishem, i komplikuar per t’u zbuluar dhe i frikshem per shoqeritë moderne. Ne fushen juridike penale ne krimet kunder personit perfshihen te gjitha veprimet ose mosveprimet qe rrezikojne jeten, nderin, dinjitetin e njeriut. Legjislacioni penal mbron paprekshmerinë e personit, te jetes e te së drejtes se njeriut per te jetuar. Këto krime, per shkallen e larte te rrezikshmerise shoqerore, jane trajtuar edhe ne kanunet ne Mesjete. Edhe ne kodet penale shqiptare, por edhe ne te drejten zakonore shqiptare, ne kanunin e Lekë Dukagjinit, merret ne mbrojtje jeta, nderi e dinjiteti i personit. Kanunet i krijoi populli i lire dhe ato zbatohen apo ndryshojne sipas nevojave dhe rrethanave te caktuara nga shoqeria. Sot Kanuni ka vlerat e veta historike por edhe jeton aq kohe sa arsyeja njerëzore i reziston kohes te pasqyruar ne normat zakonore. Kanuni i Lek Dukagjinit ne kohen e pushtuesve otomanë ne Shqiperi ka pasë vlera te lashta juridike per kohen, ashtë njofte per ligje civile detyruese ne Malesinë e Mbishkodres dhe ne Dukagjin, nepermes botimit te kanunit i behet kombit nje sherbim i dobishem, pasi per çdo shtet qe don me jetue e me zhvillue mbas punimeve te arsyes e te hullise se qytetarise se vertete. Ligjet gojembledhese qe permblidhen ne kanunin zakonor te kombit kane nje rendesi te madhe burimore, prandaj duhen pasur parasyshe prej gjithe atyre qe presin e zbatojne ligjet e shtetit. Kanuni, ne asnje paragraf te tij nuk i nxit njerëzit ne kushte normale per te kryer vrasje dhe per me teper ashtë e ndalua vrasja e grave dhe e femijëve. Kur vrasja ishte e sanksionuar ne ligjesite e popujve te tjere, ne kanunet shqiptare ka pasur shume rast te faljes se gjakut me nje çmim te caktuar. Ne kanunin e Lekë Dukagjnit gjejme deshmi te tolerances, te respektit dhe diferencimeve qe u behen grave dhe femijeve, duke mos i ndeshkuar dhe duke u falur jeten.Po t’u referohemi disa kapitujve dhe neneve te kanunit te Lek Dukagjinit, thuhet se gjakmarrja nuk duhet te njihet e te zbatohet. Pershembull: Nipi eshte pushke e varme, çka do te thote se Nipi nuk duhet me qite pushke per dajen: Po qite pushke ne gra e femije, shpi a bageti, punon kundër kanunit. Sikurse shikohet ne keto pak nene te kanunit, del e qarte se kanunet kane qene kode morale e penale, kane futur parime e ligje te ruajtura brez pas brezi; ato me pozitivet i kane qendruar kohes dhe te tjera jane ndryshuar dhe pershtatur sipas rrethanave te reja te krijuara ne kohe te reja. Prandaj hakmarrja dhe gjakmarrja mesjetare nuk duhet te rikthehet, sepse shteti duhet te funksionojë me ligje te rrepta e te zbatueshme. ...