E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sedra e thyer e burrave socialistë

Revista e mirënjohur financiare angleze “The Economist”, me një shkrim në faqe të parë, është entuziaste në publikimin e lajmit se në SHBA forca punëtore femërore - në muajt e ardhshëm - do të bëhet mazhoranca e forcës punëtore, pra konfirmon se është kapërcyer tabuja e maskilizmit dhe se është drejt përfundimit “revolucioni më i madh i të gjitha kohërave”. Edhe në Shqipëri kemi një revolucion feminist, gjendet në Partinë Socialiste ku gratë për nga dalja ndër medie kanë zënë vendet e burrave në minorancë në PS, pas ardhjes si kryetar të Edi Ramës.është një politikë alla-soj çafka, por është politikë. Në çdo ditë, ku ka të paktën tre konferenca për shtyp, të paktën minimumi janë dy zonja, ose zonjushe, ose femra, apo androgjinë të ndryshëm politikë që përbëjnë haremin. Edi Rama u ka deleguar atyre një lloj fuqie deklarative sa të duket sikur ato vendosin për fatet e opozitës. Identiteti femëror i PS është i përfaqësuar nga Leskaj, Kodheli, Xhaçka, Dade-liftingu, vajza e Hamitit- Shamku, Gjermeni, Shegushe Ligori, Spiropali, Seseri, Hysi dhe Armela. Duke arsyetuar në numra është e pashmangshme të konstatosh pjesën e heshtur të politikanëve-burra të PS, që  shfaqen të jenë vetëm një maxhorancë e heshtur eunuke në haremin e sheikut të bashkisë e partisë. Identiteti burrëror është reaminacion nga inflacioni i shtojzovalle të haremit edvinist. Në 1900, psikoanalisti i famshëm Frojd demonstroi procesin e kastrimit, kurse sot në 2010 Edi Rama bën të kundërt e procesit duke kastruar burrat e PS për të qenë shtojzovalle të politikës nëpërmjet mekanizmit të dëshirës “për të qenë”. është pak komplekse për ta shpjeguar me fjalë, por mund ta shihni në video live në selinë rozë. Për kronologji të ngjarjeve të djeshme, ishte po ashtu konferenca videoklip e Edvin Ramës, që kishte zbuluar ujin e nxehtë, madje edhe pse avullojnë uji dhe dokumentet njëkohësisht. Një deklaratë patetike që më shumë i ngjante një vjershe plot bashkëtingëllore. Po kështu çuditshëm në video-klipin e djeshëm ishte edhe zhvlerësimi si burrë edhe shoku i basketbollit Ilir Beqja, pasi tashti nuk mund ta mbajë fjalën e dhënë “se po të mblidhet Parlamenti për gjendjen e jashtëzakonshme në Veri të vendit PS mund të futemi në parlament”. Mirëpo me daljen e djeshme të Edi Ramës fjalët e nderit të Ilir Beqjes shndërrohen si fjalët e baballarëve, kur dërgoheshin në hetim qytetarët e rrethit të Shkodrës. Nuk është hera e parë që egoarku injoron çdo zë të arsyeshëm që del nga Partia Socialiste, mjafton të vërejmë se si grupi i LMN-së është relativizuar nga protestat e kutive.Ndërkaq kanë ngelur vetëm foshnjarakët “bëje mirë, bëjë vetë” të tipit Saikeq Tahiri dhe Ditzi Bushati, helbete janë dy krijesa politike hermafrodite në mendime dhe paraqitje. Stina e zërave të kastruar më në fund ka nisur të përvijohet plotësisht në opozitën shqiptare, ku gjithçka është për qëllim final të zhburrëzimit total të identitetit poli-afektiv të socialistëve. Feminizmi i Edi Ramës ka fituar terren kundrejt grave, pasi këtyre të fundit personalisht u ka dhënë dorën dhe grushtet, një herë në çmendinë e herë tjetër në mes të pjacës. Cinizmi misogjin për të bërë pak fasadë politike në imagjinarin e militantëve është e dukshme sa herë këto infermiere të papranueshme dalin jo të shërojnë por për të fashur plagët e kryetarit, plot me aksidente me seksin femëror, paçka se po përvijohen dëshmitë edhe për përplasje të dukshme me seksin mashkullor....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›