E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çarmatimi i Hezbollahut libanez

Në 9 nëntor, dy muaj më parë, vetëm 5 muaj pas zgjedhjeve parlamentare në Liban, dy blloqet kryesore të politikës ia dolën të formonin një kabinet qeveritar. Një muaj pas arritjes së një marrëveshjeje për Hezbollahun, qeveria miratoi një vendim që lejonte Hezbollahun t’i mbante armët. Janë të shumtë anëtarët e zhgënjyer të qeverisë për të ardhmen e Libanit.   Hezbollahu është një nga grupet e pajisura më së miri dhe më me kapacitet në botë. Rezistenca e saj e gjatë kundrejt Izraelit ka shërbyer për mirë, duke fituar favor midis shia muslimanëtve të Libanit, të cilët përbëjnë rreth 40% të popullsisë. Edhe pse Izraeli u tërhoq prej Libanit jugor më 2000 dhe Hezbollahu  kaloi në një parti politike, drejtuesit e Hezbollahut mbetën vendosmërisht anti-izrael për arsye parimesh dhe pragmatizmi. Ndërkaq, programet e tij bamirëse dhe pjesëmarrja në union ka fuqizuar besueshmërinë e brendshme. Kjo situatë nuk është e qëndrueshme. Më 2006 p.sh. edhe pse qeverisja libaneze kurrë nuk e shpalli luftën, Hezbollahu përdori armët e rënda për të luftuar, Izraelin për më shumë se një muaj rresht. Në maj të vitit 2008, kur kryeministri Fouad Siniora kërkoi të shkëpuste lidhjet e komunikimit me Hezbollah, grupi iu përgjigj me pushtimin e një pjese të madhe të Bejrutit, që ngjalli frikën e ndonjë lufte civile. Për ta përfunduar këtë kundërvënie, Hezbollahu pranoi pushtetin e vetos në kabinetin e Libanit.  Krerët e Hezbollahut padyshim që e kuptuan këtë si konfirmin i së drejtës së tyre për të mbajtur armët. Mungesa e diskutimeve të mëtejshme për çarmatimin e forcoi edhe më shumë këtë synim. Hezbollahu ishte një kërcënim serioz jo vetëm për Izraelin, por edhe për Libanin. Edhe pse parlamentarët libanezë kanë qenë deri më tash të paaftë apo thjesht të pavullnetshëm për të detyruar Hezbollahun të dorëzonte arsenalin e tij, partitë e tjera u përpoqën me shumë mënyra për ta realizuar këtë. Në qershor të vitit të kaluar, 6 muaj pas diskutimeve për çarmatim, gjithçka pati kulmin e vet në një takim midis Frances Guy, ambasadorit anglez në Liban dhe Muhamed Raad, kreut parlamentar të Hezbollahut. Takimi nuk solli ndonjë rezultat të menjëhershëm. Por fakti që të dy palët ishin komunikuese, tregon se kanë ecur përpara bisedimet për çarmatimin. Hezbollah, si IRA para 15 vjetësh, mund të ishte e gatshme të ndërfutej në qëllimet politike në mënyrë përfundimtare.Nga ana e tyre, anglezët kanë treguar vullnet për të bashkëvepruar me Sinn Fein, krahun politik të Përgatitjeve Irlandeze të Ushtrisë Republikane, i nxitur edhe nga IRA për të rënë dakord të dorëzonte armët në bazë të marrëveshjes së vitit 1998.Për të qenë të sigurt, procesi ecte ngadalë deri më 2006, kohën kur Sinn Fein ishte bërë partia e dytë politike e fuqishme në Irlandën e veriut. IRA ishte e bindur se kutitë e votimit ishin më të fuqishme se arma dhe hoqi dorë nga armët si garanci. Sigurisht, rrethanat strategjike të IRA-s më 1990 ishin shumë ndryshe nga këto të sotmet për Hezbollahun. IRA nuk u duk më tek ndonjë përkrahës dhe justifikimi për të luftuar – se i duheshin armët për të mbrojtur katolikët e Irlandës veriore që favorizonin unifikimin  përkundrejt unionistëve protestantë që dëshironin që Iranda veriore të mbetej pjesë e Mbretërisë së Bashkuar – ishte zhdukur më 1997. Në kontrast me të, Hezbollahu varej nga mbështetja prej Iranit e Sirisë dhe ka shërbyer me agjentë kundër Izraelit për dekada të tëra. Kërcënimi drejt Izraelit u shtua edhë më, për shkak të reputacionit të kryeministrit Benjamin Netanjahu që ra, në krahasim me vitet e tjera.Ngjashmëritë midis dy rasteve janë më të pakëta sesa ndryshimet. Ashtu si Hezbollah, IRA pretendonte të fliste për një minoritet të mbajtur nën zgjedhë dhe që kishte “krahë” politike dhe ushtarake. Kishte lartësuar rezistencën e armatosur dhe kishte ambicie politike, për të cilat një lloj kombinimi i dhunës me politikën e ashpër kishte dalë i dobishëm.ç’është më e rëndësishmja, si IRA 15 vjet më parë, edhe Hezbollahu mund të ishte i gatshëm të spostohej në qëllimet politike: një studim i bërë më 2009 nxorri përfundimin se Hezbollah po distancohej nga përkrahja iraniane, me qëllim që të rriste ligjshmërinë e vendit mes partive që e kishin parë si shërbëtor të Tehranit. Ndërkaq Hezbollahu mbështeti fuqishëm zgjedhjet e qershorit, duke fituar 57 vende nga 128 parlamentarë. Disa nga drejtuesit e Hezbollahut bënë hapa përpara drejt çmilitarizimit, si një  rrugë e re për joshjen e grupit ndaj besueshmërisë. Lidhja me Hezbollahun u përdor për këtë dobi. çarmatimi i Hezbollahut është një problem më vete dhe mjaft i rëndësishëm. Anglezët nuk kanë të njëjtin ndikim në Lindjen e Mesme ashtu siç kanë në Irlandë, gjë që do të thotë se përpjekjet nuk mund të funksionojnë pa përfshirjen e jashtme. Administrata e Obamës duhet të marrë në konsideratë mëdyshjen për t’u bashkuar me orvatjet angleze dhe duhet të ndërpresë kontaktet zyrtare me Hezbollah.Për të qenë të sigurt, Uashingtoni ka shumë arsye për të mos u ngatërruar me Hezbollahun. Presidenti Barack Obama tashmë po përballet me kritikët për pavullnetshmërinë e tij për të biseduar me Iranin dhe Sirinë lidhur me marrëveshjen me Izraelin. Përveç stabilitetit të Libanit, orkestrimi i një procesi të pamandatuar mund të ndihmojë të risjellë ndikimin iranian në vend, që tashmë duket se është çliruar për shkak të mosmarrëveshjes së Iranit dhe ankthit të Hezbollahur gjithnjë në rritje, për lidhjet e tij me Tehranin. Edhe Siria tashmë është më e dobët nga ana strategjike, që nga tërheqja e vitit 2005 nga Libani. Administrata e presidentit Obama është në tension për të aktivizuar procesin e paqes Arabi-Izrael. Një strukturë e besueshme për çarmatimin e Hezbollahut mund të pakësojë kërcënimin për sa i përket Hezbollahut -  në vazhdim edhe Iranit dhe Sirisë – dhe mund të përmirësojë të ardhmen e paqes.Pjesëmarrja e Uashingtonit gjatë përpjekjeve për çarmatim mund të inkurajojë partitë e tjera të interesuara, si Bashkimi Europian, Turqia dhe mbase edhe Katari për t’u bashkuar me të. Në këtë kohë duhet mobilizim për të mbështetur çarmatimin e Hezbollahut. Një përpjekje e tillë gjithëpërfshirëse duhet ta bindë Hezbollahun, se e ardhmja varet nga qeverisja efektive dhe rindërtimi i ekonomisë së Libanit dhe jo në arsenalin e tij ushtarak.Për arsye të brendshme politike dhe si një strategji e mirë, Uashingtoni duhet ta trajtojë me maturi Hezbollahun. Skeptikët mund të shprehen se armiqësia historike e Hezbollahut kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe fakti që kjo nuk është nevoja e menjëhershme e mbështetjes së Amerikës, Uashingtoni nuk duhet ta marrë në konsideratë Hezbollahun.  Por kjo përligj shqyrtime të mëtejshme. Përveç mbështetjes logjistike për bombardimin e kullave Khobar më 1996 dhe ushtarëve të ushtrisë Mahdi në Irak disa vjet më parë, Hezbollah duket se ka objektiva të tjera. Krerët e Hezbollahut padyshim që i frikohen faktit që Izraeli do të organizojë ndonjë vizitë tjetër dhe mundet që të mësojë njëherë e mirë, se programi i çarmatimit do t’i sigurojë Hezbollahut të paktën një imunitet të përkohshëm. Në lidhje me këtë, hapat e gabuara të përpjekjeve të Amerikës në Irlandën e Veriut janë udhëzuese. Administrata e Bill Klinton dërgoi një lajmëtar special, George Mitchell për të marrë drejtimin në inkuadrimin e procesit të paqes. Presidenti Bill Klinton bëri edhe përpjekje personale, kur vizitoi Belfastin në nëntor të vitit 1995. Kështu, kur IRA zbatoi armëpushimin, Uashingtoni u fye ndërkaq.Përpjekja në Liban duhej të mbyllej me përfshirjen e zyrtarëve të nivelit të mesëm, derisa të provohej gadishmëria e Hezbollahut për të bashkëpunuar. Aktivitetet e Uashingtonit duhet të koordinohen me Londrën dhe Izraelin duke qenë të informuar për gjithçka. Në fakt, për të maksimizuar nxitjet e Hezbollahut, duhet të shqyrtohet fakti që Izraeli në parim duhet të bjerë dakord për t’u tërhequr nga Shebaa Farms dhe të frenohet nga sulmi i Libanit, nëse Hezbollahu të nënshtrohet.Përfaqësuesit e Amerikës duhet të tregojnë se cilësia dhe sasia e ndihmesës amerikane për ushtrinë Libaneze duhet të shtohet, nëse Hezbollahu do të bjerë dakord për çarmatimin. Kur të hidhen themelet, Departamenti i Shtetit duhet të japë goditjen e fundit në mbështetje të iniciativave përmes ndihmesës teknike për çarmatimin, kryesuar nga gjenerali John de Chastelain dhe ish presidenti i Irandës, Marti Ahtisaari. Metoda e mos rënies në sy është e pëlqyeshme për t’ia dalë mbanë me Hezbollahun; organizata duhet të priret ndaj procesit të çarmatimit me qetësi. Një afrim i qetë duhet të kapërcejë shqetësimet e brendshme amerikane për programin. Si përbërës i procesit të paqes në Lindjen e Mesme, duke testuar sjelljen e Hezbollahut kundrejt çarmatimit, kjo gjë mund të ndihmojë përpjekjet amerikane në një rajon tepër kritik. Përktheu: Rudina Dahri...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›