Malile kishte të drejtë, Beogradi gaboi me firmosjen e Helsinkit
Autori i Lajmit: Androkli DraloBeograd, 6 dhjetor 1976 – Një konflikt i mundshëm i rrezikshëm mes shtypjes politike dhe zgjerimit të presioneve për reforma, ka nisur të ndërtohet këtu në kryeqytet dhe në qendra të tjera të pakënaqura në Jugosllavinë e paangazhuar. Dhe për shkak të faktorëve të rinj nga jashtë, presidenti Tito po has në vështirësi unike për ta frenuar këtë konflikt. Nëse presioni do ta zbusë diktaturën komuniste jugosllave kjo mbetet ende për tu parë me kalimin e kohës. Në të ardhmen e afërt, sidoqoftë, mes këtyre kohëve dhe konferencës së verës së ardhshme të Beogradit, e cila do të analizojë rezultatet e dy viteve të para të marrëveshjes së Helsinkit (1975) – është virtualisht e sigurt se shtypja me dorë të hekurt nga regjimi i Titos do të jetë më i heshtur se zakonisht. Konferenca që do të pasojë atë të Helsinkit, mendohet të studiojë se si firmëtarët e “dokumentit përfundimtar” të Helsinkit, e kanë zbatuar marrëveshjen, veçanërisht angazhimet për të drejtat e njeriut për të cilat u angazhuan dhe Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe të gjitha vendet evropiane, (përveç Shqipërisë). Në këmbim, SHBA-ja dhe aleatët e saj evropiano-perëndimorë këmbëngulën që të respektoheshin të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimi në fushat ekonomike, shkencore etj. Në mbledhjen e OKB-së së disa muajve më vonë, zëvendësministri i Jashtëm i Shqipërisë, z. Reiz Malile, dënoi firmosjen e këtyre marrëveshjeve, duke thënë se “manovrat ushtarake të NATO-s dhe të Traktatit të Varshavës janë bërë më të shpeshta dhe më kërcënuese. Ato kanë qenë gjithmonë dhe janë arsyeja e agresioneve. Është thjesht iluzion të mendosh se mjafton te zbatohen vendimet e Helsinkit mbi njoftimin paraprak të këtyre manovrave dhe dërgimit të vëzhguesve herë nga njëra palë e herë nga tjetra që të ulet rrezikshmëria e tyre dhe të shmanget mundësia e luftës dhe e agresionit. Akoma pa u tharë mirë boja e dokumenteve të nënshkruara në Helsinki, dy superfuqitë i shpallën përsëri hapur doktrinat e tyre reaksionare për ndarjen e Evropës në zona influence”. Sidoqoftë, jugosllavët thanë se ata nuk mund të pranojnë një draft “program veprimi”, që të sakrifikojë detyrat e përbashkëta të të gjitha partive pjesëmarrëse në konferencë. Edhe pse drafti është shkruar në gjuhën e Partisë Komuniste të Gjermanisë Lindore, ai mund të konsiderohet përgjithësisht si ide e Boris Ponomarevit, një sekretar i ashpër, por jo pa lidhje i Partisë Komuniste Sovjetike, i cili është njeriu i Kremlinit që ka një lidhje dashurore me Perëndimin dhe partitë komuniste të Botës së Tretë. Jugosllavët insistuan në faktin që ata nuk mund të nënshkruajnë një dokument të një “strategjie të përbashkët” që të kufizonte lirinë e tyre të lëvizjes, politikën e tyre të mospërfshirjes politike dhe ushtarake ose sistemin e tyre unik të vetadministrimit të punëtorëve. Jugosllavët iu bashkuan përgatitjeve për konferencën komuniste vitin e kaluar, duke ditur se nuk do të kishte asnjë përpjekje për të imponuar një program të përbashkët dhe se të gjitha vendimet do të merreshin me konsensus. Marrëdhëniet e Presidentit jugosllav, Tito, me Presidentin rumun, Nikolau Çaushesku, mbeten ende të afërta, por ekziston dyshimi nëse rumunët do të jenë deri në përfundim të rrugës me Jugosllavinë. Çaushesku ka një linjë jashtëzakonisht të pavarur veprimi, por Rumania është anëtare e Traktatit të Varshavës dhe varet shumë ekonomikisht nga aleanca e shtatë vendeve komuniste. Diplomatët e Beogradit thonë se mbështetja e Çausheskut mund të varet pjesërisht në faktin nëse presidenti Tito bie dakord për rolin e Rumanisë në lëvizjen e të paangazhuarve. Sado thumbuese të jenë këto probleme, dëshira e Titos është të ketë lidhje me tregun e përbashkët të këtyre vendeve dhe të zbusë mosmarrëveshjet me komunizmin italian që po bëhet dita-ditës më i fuqishëm. Rrjedhimisht, sunduesit komunistë të Jugosllavisë duan ti minimizojnë në maksimum përplasjet publike që vijnë nga veprimet e shtypjes politike, e cila shpesh bëhet kauza që manifestohen jashtë vendit. Si një shtet policor, ky vend nuk mund të krahasohet me Bashkimin Sovjetik apo klientët e tij evropianë. Por po të krahasohet me shtetet perëndimore, asaj i mungojnë edhe standardet më elementare të të drejtave civile. Për shembull, gjykoni këtë rast jo të reklamuar të kërkimit dhe arrestimit pa mandat, që pasohet më pas nga përdorimi në gjyq i materialeve të konfiskuara. Ky rast ka ndodhur së fundmi, por është mbajtur i fshehtë nga media, ndërsa është mësuar vetëm nga intelektualët disidentë (ata na e bënë të njohur) që ka ndodhur shtatorin e shkuar në kryeqytetin slloven, Lubljanë. Ai u botua në një numër të “Catholic Messenger”, një revistë që botohet përtej kufirit të Triestes në Itali, por që censurohet nga Jugosllavi. Autori i saj mendohet të jetë poeti shumë i njohur Kocbek. Duke qenë se Kocbeku ka pasur një të shkuar në Perëndim, qeveria e ka injoruar atë. Beogradi nuk mund të lejonte që ky rast të bëhej publik, pasi do të shndërrohej në një shqetësim në konferencën e ardhshme të Beogradit. Për më tepër, policia nuk veproi kundër Kocbekut, por kundër mikut të tij, gjykatësit. Pas këqyrjes së shtëpisë së gjykatësit, u gjet një ditar ku ai shfaqte hapur idetë e tij që Sllovenia të kishte më shumë autonomi dhe ky ishte një fakt për burgosjen e tij. Shtypja politike këtu nuk është ajo çka ishte në ditët kur ligjin e kishte në duar, ish-shefi i policisë, Rankoviç. Por shembuj si këta nuk janë të rrallë. Një nga më të njohurit është ai i Sergei Popoviçit, një gjykatës i mirënjohur i Beogradit, i cili ka zhvilluar një karrierë kurajoze dhe të rrezikshme në mbrojtjen e viktimave të shtypjes politike. Pa asnjë ndihmë nga avokati i shtetit, Popoviçi u dënua më herët këtë vit dhe iu hoq e drejta e ushtrimit të detyrës në një rast “propagandistik armiqësor”. Këto dhe raste të tjera e bëjnë shumë të vështirë zgjedhjen e regjimit të Titos tani sesa kohë më parë. Me një shtypje të stilit të vjetër përkohësisht në pritje për shkaqe taktike, margjina është shumë e gjerë sot. Titoja rrezikon të ngjallë tensione të reja politike në të ardhmen, tensione jo të pangjashme me ato që mbrojnë Moskën nga Evropa Lindore.
Ky lajm është publikuar: 16/01/2010