Shqipëria miqësore me Irlandën e Veriut më 3 mars
Autori i Lajmit: RedaksiaTiranë - Në datë 3 mars ekipi kombëtar shqiptar do të zhvillojë miqësoren e radhës ndaj skuadrës përfaqësuese të Irlandës së Veriut. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Tiranë sipas akordit të arritur ndërmjet dy federatave. Kombëtarja e Irlandës së Veriut, për momentin, ndodhet në vendin e 40-të në renditjen e FIFA-s. Miqësorja e 3 marsit është e para për ekipin kombëtar për vitin 2010.
Ky lajm është publikuar: 16/01/2010