E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xherard Pike: Ronaldo, më i kompletuar se Mesi

Mbrojtësi i Mançester Junajted, Xherard Pike, do të rikthehet në Barcelonë për të luajtur në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Ai ka folur rreth shokut të tij, Lionel Mesi, me të cilin është rritur në akademinë e klubit katalan. Por, ndërkohë që 20-vjeçari Mesi u afrua në ekipin e parë nga Rajkard, Pike u shpërngul në "Olld Traford". Argjentinasi është lojtari që po shkëlqen në "Kamp Nou", megjithatë Pike beson se Kristiano Ronaldo e lë Mesin në hije. Ai tha: "Nëse i krahasojmë të dy, Ronaldo është një lojtar më i kompletuar. Ai mund të luajë si mesfushor në të dyja krahët, por edhe sulmues. Për të mos përmendur se shënon shumë gola. Diferenca ndërmjet tyre është se Mesit i duhen shumë raste që të realizojë, ndërsa Ronaldo shënon në çdo ndeshje". 21-vjeçari Pike nuk i ka fshehur as emocionet për rikthimin në "Kamp Nou" dhe beson se përballjet mes gjigandëve të Evropës do të jenë spektakolare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›