E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaos në Bashkinë e Patosit, rradhë për ndihmën ekonomike e kartat

PATOS- Invalidët, familjet me përkrahje sociale por edhe emigrantët kanë krijuar radhë të gjata në Bashkinë e Patosit, të gjithë për të kërkuar atë që u takon. Invalidët dhe familjet e varfra kërkojnë ndihmat ekonomike ndërsa emigrantët pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit. Ndihmat ekonomike janë vonuar për dy kategoritë në nevojë duke shkaktuar vështirësi të mëdha për familjet e varfra. Mbërritja në vend e emigrantëve ka bërë që këta të fundit të kërkojnë pajisjen me dokumentacionin e ri. Për të kryer proceduart në Bashkinë e patosit janë vënë në funksion vetëm 2 operatorë të cilët nuk arrijnë të përballojnë fluksin e njerëzve. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›