2050 studente te rinj ne Durres auditoret te pamjaftueshem

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës për këtë vit akademik pritet të ketë rreth 9000 studentë bashkë me filialin e Peshkopisë, 2050 prej të cilevë pritet të ulen për herë të parë në auditorët e tij. Infrastruktura aktuale fizike nuk mundëson akomodimin e të gjithë studentëve, por rektori Mema është shprehur se ndoshta për vitin akademik 2012-2013 studentët e universitetit “Aleksander Moisiu” do të mund të ndjekin studimet në auditorin e ri që do të ndërtohet së shpejti në zonën e Spitallës.
“Ne shprehim bindjen që në këtë vit, 2012-2013 me ndërtimin e godinës së re dhe dyfishimin e kapaciteteve fizike, zgjidhim nevojat imediate për infrastrukturë fizike dhe më pas, hap pas hapi do të ecim me ndërtimin e kampusit për t’u ofruar studentëve të Universitetit “Aleksandër Moisiu” kushte të standarteve bashkëkohore europiane.
Mësimi do të zhvillohet nga ora 08:00 deri në orën 20:00 ndërsa një pjesë e fakulteteve do ta zhvillojnë mësimin në shkollat e mesme të qytetit të Durrësit. Rektori i këtij universiteti, Mithat Mema është shprehur se propozimet e universitetit janë miratuar nga qeveria, ndërsa ka shpjeguar edhe vendet sipas fakulteteve në 46 programe studimi.
Aleks Kalemasi