E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurtner: “Lampard është i dashuruar pas Çelsit”

Vetëm 24 orë pasi kishte lënë të hapur mundësinë e largimit të Frenk Lampard nga Celsi në fund të sezonit në drejtim të Barcelonës, menaxheri i tij Stiv Kurtner ka ndryshuar totalisht qëndrim. Sipas Kurtner, mesfushori anglez është shumë pranë rinovimit të kontratës me londinezët. "Megjithë zhurmat dhe teoritë e fshehta që po qarkullojnë ditët e fundit, ne dëshirojmë ta bëjmë më të qartë problemin e kontratës së Lampard. Unë kam biseduar me Piter Kenion lidhur me këtë situatë. Dua të them që absolutisht Frenk e dashuron këtë skuadër dhe marrëdhëniet e tij me tifozerinë janë fantastike. Ato kanë qenë të tilla që në momentin që Lampard ka veshur këtë fanellë. Realisht ne kemi filluar negociatat me drejtuesit e Celsit vitin e kaluar përpara Krishtlindjeve dhe tani jemi në pritje të një përgjigje. Ndërkaq Frenk është i përqëndruar te klubi vetëm për të fituar", tha Kurtner për gazetën "The Sun".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›