E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet i superkërkuari/ Selami Hasani, dënuar për 2 vrasje

Një operacion policisë së Fierit dhe i forcave RENEA kanë bërë të mundur arrestimin të shumëkërkuarit, Selami Hasani. Burime nga policia bënë të ditur se një operacion i koduar "Parukieri" ka bërë të mundur prangosjen e 43-vjeçarit, për të cilin ka një vendim gjykate që e ka dënuar me 25 vjet burg me akuzën e vrasjes. Ngjarja për të cilën akuzohen i shumëkrkuari i Fierit ka ndodhur në vitin 2002 ku Selami Hasani në bashkëpunim edhe me Pëllumb Yzeirin dhe Kujtim Hasanpashën kanë qëlluar për vdekje Julian Isufin dhe Esat Taren si dhe kanë plagosur edhe dy persona të tjerë, Bledar Kastratin dhe Taip Sulën. Kështu me provat e mbledhura nga prokuroria e Fierit gjykata e ka dënuar në mungesë me 25 vjet heqje lirie dhe policia e ka shpallur person në kërkim për veprën penale të vrasjes. Por kërkimi për Hasanin ka qenë ndërkombëtar ku fotoja dhe të dhënat e tij janë publikuar në faqen e Interpolit. Dhe pas shtatë vitesh kërkim RENEA ka bërë të mundur arrestimin e Salami Hasanit, i cili ka qenë në shtëpinë e tij kur është prangosur. Sipas policisë ai ka tentuar të largohet po më pas është neutralizuar nga forcat RENEA të cilat e kanë shoqëruar në komisaritin e Fierit. Ndërkohë në shtëpine e tij u gjetën dhe u sekuestruan dy pistoleta të tipit TT dhe Zastava.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›