Kaos urban pranë tregut industrial, kalimtarëve u mohohen edhe rrugët e trotuaret

Kalimtarët përballen me makinat. Policia bashkiake, indiferente ndaj shkeljes së ligjit
Tregtarët e veshmbathjeve në kryeqytet, bllokojnë çdo ditë në mënyrë të paligjshme, dy anët e trotuareve në rrugën 5 Maji, madje nganjëherë pengojnë edhe qarkullimin e automjeteve. Qytetarët e kësaj zone ankohen se nuk kanë nga të kalojnë në rrugën 5 Maji, sepse tregtarë e veshmbathjeve, i kanë nxjerrë mallrat e tyre, jo vetë në trotuar, por deri në rrugën e makinave, duke bllokuar në këtë mënyrë kalimin e këmbësorëve. Përveç vendit të ligjshëm të dhënë nga Bashkia e Tiranës, ata shfrytëzojnë edhe trotuaret e rrugëve për të ekspozuar mallin e tyre. Ndërkaq, Policia Bashkiake, e cila mban përgjegjësi direket për çlirimin e trotuareve dhe rrugëve nga tregtimi i çfarëdolloj malli, në këtë rast nuk po funksionon duke krijuar një kaos si mes qytetarëve të thjeshtë kalimtarë, ashtu edhe në trafikun rrugor, sidomos në këtë aks. Për trotuarin e zënë nga tregtarët, këta të fundit nuk i paguajnë taksë Bashkisë së Tiranës, gjë që i sjell një dëm ekonomik shtetit dhe krijon probleme në qarkullimin e këmbësorëve. Këto mallra përgjithësisht tregtohen të shtrira në tokë, të mbuluara nga pluhuri dhe vihen re në çdo rrugicë sapo kalon Medresenë drejt tregut të madh të veshmbathjeve. Meqenëse kam shtëpinë poshtë tregut, jam e detyruar për të kaluar çdo ditë në këtë rrugë. Siç e sheh vetë, është tepër e vështirë për të kaluar, sepse trotuari është zënë i gjithi me mallrat e tregtarëve, më andej kalojnë makinat, kështu që jam shumë e shqetësuar për këtë fenomen. Bashkia nuk merr masa për çlirimin e trotuareve, të cilët janë bërë vetëm për të kaluar njerëzit, u shpreh një e moshuar për gazetën SOT. Që në orët e para të mëngjesit, rrugicat janë të mbushura plot me njerëz, të cilët përkulen para grumbullit të rrobave të përdorura, provojnë dhe zhveshin rroba në dhoma të sajuara, duke ndenjur në vend për minuta të tërë. Por jo të gjithë qytetarët që kalojnë aty kanë synim për të blerë, një pjesë e mirë e tyre shkojnë në punë apo aktivitete të tjera, të cilët në këtë segment rrugorë e kanë shumë të vështirë të kalojnë. Problemi paraqitet edhe më serioz kur është kohë me shi, sepse tregtarët për të ruajtur mallin e tyre hapin edhe çadra në trotuar, gjë e cila e bën edhe më të vështirë kalimin e qytetarëve. Përveç bllokimit të trotuarit, këto mallra përbejnë një rrezik tjetër serioz, atë për përhapjen e ndonjë epidemie nga higjiena jo e mirë që krijohet në këtë zonë. Megjithatë, Bashkia e Tiranës e ka legalizuar një tregti të tillë në tokë, në pluhur, në mes të trotuareve, madje deri në mes të rrugës ku kalojnë automjetet.
Bllokimi i tregut të ri
Krahas tregut të madh, është ndërtuar edhe një treg i ri për veshmbathjet, i cili mbahet i bllokuar prej kohësh. Nga ana e tyre, tregtarët e veshmbathjeve, të cilët kanë zënë trotuaret e rrugëve me mallrat e tyre, ankohen se Bashkia e Tiranës nuk e ka lejuar hapjen e tregut të ri që është bërë pikërisht për tregtimin e veshmbathjeve. Ka shumë vite që kam punuar duke shitur veshmbathje. Deri vjet pata shitur në tregun e madh dhe paguaja takës rregullisht rreth 4000 lekë për m². Ndërkohë, prej aty më nxorën këtë vit, kështu që jam i detyruar të tregtoj në trotuar, apo ku të mundem për të mbajtur fëmijët me bukë, dhe pse pak më poshtë, tregu i ri që është bërë pikërisht për ne qëndron bosh, tha një tregtarë, i cili shiste veshmbathje në rrugën 5 Maji. Ndërkaq, disa tregtarë pohojnë se në tregun e madh janë futur edhe 500 tregtarë të tjerë taksapagues, tepër kapacitetit normal të tij.
Last Updated on Tuesday, 10 March 2009 13:20