Qeveria ndryshon Maturen Shteterore
Do te jete kusht qe bashke me to te jepen edhe provimet me zgjedhje. Vendimi u mor dje nga qeveria. Me te pritet qe te veshtiresohet jo pak procesi i Matures Shteterore 2011. Ndryshimi pas vitit te katert te aplikimit te kesaj skeme te re ne arsimin parauniversitar dhe pranimet ne shkollat e larta. Arsimi i mesem quhet i perfunduar kur nxenesi arrin rezultate kaluese ne provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje. Ne perfundim te provimeve te detyruara dhe te atyre me zgjedhje te Matures Shteterore nxenesi pajiset me diplome te Matures Shteterore. Provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje te Matures Shteterore zhvillohen ne
perfundim te vitit shkollor ne nje sesion te vetem thuhet ne vendimin e qeverise. Gjithashtu qeveria ka vendosur qe rregulli i ri te aplikohet edhe per te gjitha ato kategori nxenesish te cilet perjashtoheshin nga dhenia e provimeve me zgjedhje. Tashme do te plotesojne te njejtat kushte edhe ata maturante qe do te konkurrojne ne Universitetin e Sporteve Akademine e Arteve dhe ne Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sporteve ne Universitetin Luigj Gurakuqi Shkoder. Per ta nuk do te zbatohet me rregulli i pranimit me konkurs te organizuar nga institucioni publik i arsimit te larte perkates. Po keshtu te gjithe ata kandidate qe kane perfunduar shkollen e mesme perpara vitit 2006 dhe duan te vijojne nje universitet detyrimisht duhet te japin provimet me zgjedhje. Ne vendimin e meparshem kjo kategori perjashtohej nga ky kusht.
Pranimet
Dje jane shpallur fituesit e fazes se katert te pranimeve ne shkollat e larta. Jane me shume se 1500 studente te cilet do te kene mundesi te ulen ne auditore pas rishperndarjes se kuotave me formularin A3. Po keshtu Ministria e Arsimit ka bere publike edhe piket e fituesve te fundit per cdo dege. Megjithese MASH u perpoq ta evitoje zgjatjen e procesit lihet e hapur klauzola edhe per plotesimin e Formularit A4 per nje faze te re pranimesh. Kjo ne rast se mbeten serish vende te paplotesuara. Fituesit do te kene 4 dite kohe per tu regjistruar prane sekretarive te fakulteteve.
Ndryshimet per maturen
Vendimi i ri
2. Arsimi i mesem quhet i perfunduar kur nxenesi arrin rezultate kaluese ne provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje. Ne perfundim te provimeve te detyruara dhe te atyre me zgjedhje te Matures Shteterore nxenesi pajiset me diplome te Matures Shteterore. Provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje te Matures Shteterore zhvillohen ne perfundim te vitit shkollor ne nje sesion te vetem.
Vendimi i meparshem
Pika 2. Arsimi i mesem quhet i perfunduar kur nxenesi arrin rezultate kaluese ne provimet e detyruara.
Shfuqizohen
3.1 Perjashtohen nga provimet me zgjedhje kandidatet qe kerkojne te vazhdojne studimet ne Akademine e Edukimit Fizik dhe Sporteve ne Akademine e Arteve dhe ne Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sporteve ne universitetin Luigj Gurakuqi Shkoder. Ne kete rast pranimi i kandidateve behet me konkurs te organizuar nga institucioni publik i arsimit te larte perkates. Ne rast aplikimi per programe te tjera studimi keta kandidate u nenshtrohen provimeve me zgjedhje te Matures Shteterore.
3.2 Perjashtohen nga provimet me zgjedhje kandidatet qe kane mbaruar arsimin e mesem e te larte perpara vitit 2006 dhe kerkojne te vazhdojne studimet ne institucionet publike te arsimit te larte ne formen e studimit me kohe te pjesshme.
Zirina Llambro