Kapaciteti transformues i shoqërisë civile
01/04/2005 Pa pretenduar se shoqëria civile është mekanizëm shoqëror çudibërës, që sjell pasoja pozitive, pa mbivlerësuar, ekzagjeruar e hiperbolizuar kontributin social të saj, duhet pohuar se, megjithatë, ajo ka një forcë të veçantë ndikuese, formuese dhe transformuese kolektive.
Këtë epërsi të shoqërisë civile, askush nuk e vë në dyshim. Që në gjenezë, filozofët dhe sociologët, konceptues fillestare të saj e deri tek idetë më të plota e integrale të ditëve tona, është evidentuar ky fakt, i cili tashmë është provuar vazhdimisht dhe është konsideruar si epërsi e saj. Shoqëria civile, përmes të gjithë komponentëve të saj, ka aftësi të prodhojë ide sociale, të cilat kanë efekt të veçantë pozitiv në shoqëri, në ndryshimin dhe transformimin e saj. Në një farë kuptimi, shoqëria civile ka forcë të ndikojë mbi njerëzit, duke ndryshuar shumë ide, koncepte e praktika të ngulitura, në terrene me forcë ndikuese të veçantë mbi individin, siç janë shkolla e familja.
Historikisht, është i njohur, i pranuar dhe i konfirmuar roli i veçantë, i këtyre dy institucioneve më konservative, të qëndrueshme të shoqërisë mbi kulturën, traditat, zakonet dhe sjelljet sociale të individit. Gjurmët e edukimit që buron nga modeli dhe tipologjia e këtyre institucioneve, janë tepër të forta, rezistente dhe të vështira për t’u ndryshuar e transformuar.
Në vendin tonë këto dy institucione, tradicionalisht të vlerësuara në krijimin e botëkuptimit të individit, në jo pak kohë e raste, për shkak të rrugës historike të zhvillimit të tyre, të traditës së vjetër dhe sidomos orientimit politik , të detyruar gjysmë shekullor, pësuan deformime të veçanta të thelbit strukturor, formues e konceptual, duke dhënë pasoja negative në formimin e cunguar, madje deformimin e individit në komponentët themelor të botëkuptimit, sjelljes, edukimit shoqëror. Shoqëria e mbyllur e tipit kazermë, e politizuar deri në qelizën e fundit, e reduktoi në minimum, aksesin për të ndërtuar një shoqëri të lirë, të hapur, polivalente, multikulturore, në të cilën të realizohej, formimi pa sforcim, i lirë, i njeriut si qytetar. Shkolla dhe familja, u bënë dy institucione, në të cilat politika hyri deri në qelizat më të vogla të saj, duke mos lejuar asnjë hapësirë për liri dhe jetë sociale qytetare, me parametra kulturorë e civilë bashkëkohorë.
Në fakt, nga institucione të kultivimit të vlerave dhe qytetërues, ato u kthyen në institucione me “kundërefekt social”, duke prodhuar modele kulturore dominante, të imponuara, për të modeluar një individ dhe shoqëri të mbyllur, konservative dhe rrjedhimisht, një shoqëri të mbushur jo me qytetarë dhe marrëdhënie civile e vullnetare midis tyre, por një shoqëri të automatizuar, të frikshme, me relacione të kondicionuara sipas modelit të shoqërisë së kontrolluar dhe të politizuar totalisht. Institucionet e tilla me peshë sociale, si shkolla e familja të deformuara në strukturë dhe tipologji, sollën atë produkt 50-vjeçar, që shfaqet sot, me deformime të individit, mungesë të kohezionit social, shoqëri të deformuar, jo kompatibile, e cila tashmë është në vështirësitë natyrore, të gjetjes së piketave të reja, të orientimit kulturor, për të zëvendësuar njeriun politik me njeriun human, shoqërinë e mbyllur të tipit kazermë, me shoqërinë e re civile. Ky proces është padyshim, i gjatë, i vështirë e kompleks.
Vendi ynë, pikërisht nga mungesa e institucioneve normale sociale, nga deformimi permanent i tyre, është në një periudhë të vështirë, të një vakuumi social, idesh dhe modelesh të shoqërisë efektive, me relacione natyrore që gjenerojnë pak kapital social. Fromimi i shoqërisë civile, po ndeshet ashpër në fushën e betejës, si model social, me deformacionet, tiparet individuale të karakterit dhe të personalitetit, të cilat duke qenë të lindura në një familje të izoluar dhe me koncepte jo fort qytetare, të formuara në një shkollë të deformuar politikisht, e bëjnë të vështirë procesin e krijimit të një shoqërie civile, të aftë për të ndërtuar relacione të reja, për të prodhuar kapital social, si vlerë e madhe e shoqërisë funksionuese, civile e demokratike.
E gjithë shoqëria shqiptare, veçanërisht klasa politike dhe intelektuale, duhet të jetë e bindur se sa shumë të vonohemi në kuptimin e vlerës që kanë transformimi i ideve, institucioneve bazë të formimit dhe të individit në procesin e kthimit qytetar, aq më shumë do të jemi të penguar, të vonuar dhe problematik në rrugën e veshtirë, të ndërtimit të shoqërisë demokratike, të relacioneve qytetare ekuivalente me ato evropiane. Rrjedhimisht, mungesa e vëmendjes në këtë aspekt të transformimit social të shoqërisë, përmes kultivimit të ideve të reja, të relacioneve civile, është pengesë shumë e madhe në procesin e kultivimit të vlerave të reja, për të cilat ka nevojë ndërtimi, modelimi dhe funksionimi social i shoqërisë.
Është e vërtetuar plotësisht, teorikisht dhe praktikisht, teza se në këtë drejtim shoqëria civile ka forcë, ndikim të veçantë, individual e social. Që nga koha e udhëtimit të Tokëvilit, rreth viteve 1830, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është përfundimisht e konsensualisht i pranuar, parimi i fuqisë sociale, transformuese të shoqërisë civile. Në këtë aspekt, aristokrati francez, Aleksis de Tokëvil, është njeriu me vlerë po aq të madhe sa Kristofor Kolombi. Ai zbuloi për "herë të dytë" Amerikën, por jo gjeografikisht, por si shoqëri, si model social, si shoqëri civile e vetorganizuar, e vetëdisiplinuar dhe vetëfunksionuese.
Shoqëria civile është vlerësuar në shumë aspekte, për forcën e saj transformuese. Padyshim, edhe për ne, pavarësisht problemeve që kemi në traditën dhe të kaluarën historike e politike, në nivelin e zhvillimit të institucioneve publike e private të edukimit, në mungesën e përcaktimit të saktë të vlerave morale, politike e historike, si piketa ekzistuese orientimi, me deformimet sociale dhe gjendjen kaotike të shoqërisë, me mbylljen e familjes në vetvete, për të garantuar kushtet e ekzistencës, mbivlerësimin e tepruar të besimit në këto lidhje dhe dyshimin për vlerat sociale dhe funksionimin e shoqërisë, nuk ka rrugë tjetër për t’u bërë qytetar, përveç ndërtimit me çdo kusht, gradualisht, por në mënyrë të vendosur të shoqërise civile. Nuk ka dyshim dhe është e njohur tashmë forca e së organizimit komunitar që mund të ndikojë dhe të ndryshojë modelet e vjetra të sjelljes dhe komportimit social të individit, në procesin e vështirë të kalimit të tij nga njeri i mbyllur, në qytetar civil, nga nënshtetas në shtetas.
Nuk mund të pretendohet, të realizohet procesi i transformimit social, i kalimit të shoqërisë shqiptare nga situata e kaosit paradoksal, në modelin vetorganizues, komunitar të shoqërisë civile, pa nxitur procesin paralel, të transformimit qytetar të individit. Shoqëria civile, ndërtohet me lëndën e saj, e jo me lëndë të huaj, apo "antilëndë" humane. Është qytetari i kultivuar, i transformuar nga pikëpamja sociale, tulla e parë e shoqërisë civile.
Pikërisht në këtë fazë jemi ne. Sapo kemi filluar të modelojmë të gjitha vlerat, me optikë civile, qytetarin dhe shoqërinë. Mbi këtë bazë është me shumë rëndësi, vlerësimi i faktit, që shoqëria civile, që kemi filluar të ndërtojmë, pavarësisht vështirësive të njohura, ka filluar të japë produktin e vet fillestar, qytetarin dhe kapitalin social e potencial, për të realizuar dhe sjellë ndryshime, më të shpejta pozitive në moralin e shoqërisë shqiptare, duke thyer më shpejt konceptet dhe paradigmat e vjetra, penguese, tradicionale të saj. Shoqëria civile nuk është bashkim rastësor njerëzish që mblidhen pa kohezion social. Një bashkim i tillë, është provuar që nuk sjell vlera, ide e transformim social pozitiv. Përkundrazi, duhet kuptuar mirë dhe kjo, sipas mendimit tim, është vendimtare, që shoqëria civile është instrument me aftësi të veçanta, për të ndryshuar sjelljen e grupeve sociale, duke patur si prirje kahjen pozitive të ndryshimit, drejt qytetërimit dhe modernitetit. Është një fakt vërtet pozitiv, që të bën optimist për të ardhmen e afërt, të vendit tonë. Shoqëria civile në Shqipëri, grupet e interesit, shoqatat, organizatat jofitimprurëse dhe joqeveritare, shkolla e institucionet e besimit fetar, me fjalë të tjera, të gjithë “repartet e organizuara” të saj janë kthyer me shumë inteligjencë, me të drejtë dhe vendosmëri konstante, në drejtim të kultivimit të mënyrës së jetesës qytetare. Mënyra e jetesës, përmirësimi i saj dhe sjelljes se njerëzve në shoqëri, është bërë detyrë e parë, prioritare dhe objekt i procesit transformues, për shoqatat e shumta joqeveritare, që kanë krijuar rrjetin e tyre kombëtar. Procesi pozitiv i zhvillimit qytetar të individit dhe të shoqërisë, korrigjimi i defekteve psikosociale kombëtare, të lindura apo të trashëguara nga familja, shkolla apo shoqëria e vjetër e dikurshme, në të cilën kemi jetuar (dhe ky nuk është absolutisht faji ynë) është detyrë e madhe, e rëndësishme për të gjitha strukturat joqeveritare të shoqërisë civile.