E Diel, 1 Nëntor 2026

Sheiku arab: Të shfuqizohet urdhëri i Ministrit Malaj

01/04/2005  Sekuestro është vendosur mbi 36 llogari bankare dhe disa banesa e troje

TIRANË – Alkelina Gazidede nuk ka arritur të hapëseancën gjyqësore ku shtetasi Arab, Yasin Al- Qadi, kërkon shfuqizimin e urdhërit të Ministrit të Financave Arben Malaj të datës 3 dhjetor 2004, për sekuestrimin e aseteve të tij. Avokatja Evelina Qirjako, e cila mbron interesat e këtij shtetasi që nga viti 2001, me një shkresë të veçantë i kërkon gjyqtares shtyrjen e procesit gjyqësor.

Avokatja

Qirjako ka mbrojtur sheikun saudit edhe në procesin e parë gjyqësor, ku së bashku me bashkëpronarët e dy kullave binjake, kundërshtuan urdhërin e prokurorisë për pezullim të punimeve. Në urdhër Ministrit të Financave Arben Malaj thuhet se shtetasi Arab njihet edhe me pesë emra të tjerë të ndryshëm. Shaykh Yassin Abdullah Kadi, Yasin Kahdi, Yassin Kadi, kadi Jassin, Yassin Abdullah Kadi. Urdhëri i Ministrit Malaj i dhjetorit 2004, doli në bazë të ligjit "Për masat kundër financimit të terrorizmit".

Në kërkim

Që nga viti 2001 Kadi, u shpall nga Shtetet e Bashkuara si person që kishte lidhje me terrorizmin në disa vende, përfshi edhe Shqipërinë. Paratë e Yasin Al- Qadi, u quajtën të dyshimta dhe për këtë arsye edhe personat që bashkëpunuan me të u futën në listë. E para që e hapi "luftën" kundër sekuestrimit të parave të pista në vend ishte Prokuroria e Përgjithshme. Por ndërsa bashkëpronarët e Kadit, e fituan të drejtën për të vazhduar punimet edhe pas vendimit të gjykatës për pezullim, ky i fundit tashmë duhet të përballet me Ministrnë e financave.

Sekuestrot

Me urdhër Yasin Al -Qadi, i janë sekuestruar 36 llogari bankare të identifikuara në vendin tonë. Malaj ka urdhëruar sekuestrimin e shtatë shoqërive të rregjistruara në gjykatë në vite të ndryshme dhe për emër të personit kërkues. Po kështu janë sekuestruar me urdhër edhe pasuritë e paluajtshme, troje të mbajtura në emër, prej, për llogari ose në përfitim të Yasin Al-Qadi i njohur edhe me pesë emra të tjerë. Truall 550 metra karror në zonën kadastrale (80 70), që kufizohet në lindje nga Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" në jug, pronë e qytetarit Besnik Shtino, në perëndim me familjen "Kotoni" nga veriu rruga. Trualli është në vendin e ndërtimit të dy kullave 15+2 katëshe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Është sekuestruar sipërfaqja prej 2030 metra katror në këtë truall. Kadi ka shitur edhe disa prona të cilat nga ana e prokurorisë janë vërtetuar si prona të shtetasit Abdyl Latif Saleh.

Pronat e Kadi, u bllokuan në emër të luftës kundër terrorizmit

TIRANË- Dy kullat, kanë si pronarë të tyre, disa persona. Marsel Skëndo, Vladimir Kosta, Besnik Shtino, Vasil Naçe, shoqëria "Karavan", e cila në vetvete ka dy ortak, Yasin Kadi dhe shoqërinë "Alindi". Një nga bashkëpronarët në këto ndërtime, për të cilin bëhet e gjithë lufta është edhe Yasin Kadi, shtetas Arab, i cili që prej disa vjetësh njihet si ndërtues në emër të shoqërisë "Karavan". Kadi ka 18,27% të aksioneve në të dy kullat. Ndërsa pjesa tjetër e aksioneve u përket bashkëpronarëve të tjerë. Kadi është nën hetim për akuzën e pastrimit të parave dhe sipas prokurorisë mendohet se edhe investimi që ëhtë bërë tek dy kullat është si rrjedhim i parave të pista. Gjykata e shkallës së parë në datë 18 janar 2002 vendosi sekuestron preventive për të dy kullat gjë që do të thotë se lënia e këtyre dy kullave të lira sjell pasoja. Ky vendim u la në fuqi edhe nga shkalla e dytë në datë 27 shkurt 2002. Sekuestro u vendos me kërkesë të Ministrisë së financave. Yasin Kadi sipas akzuës është person nën hetim. Kadi njihet si një nga pjestarët e rrjetit terrorist të Al Kaedas dhe në shqipëri mendohet të ket bërë pastrim parash. Për të gjitha akuzat e ngritura ndaj Yasin Kadi, Prokuroria e Përgjithshme është duke kryer hetime. Por ndërsa po kryhen hetime për Kadi, bashkëpronarët e tjerë kërkuan dhe e fituan të drejtën e vazhdimit të punimeve. Aleksandër Goga u kujtoj avkatëve se një nga ortakët kryesor të shoqërisë "Karavan" është Jasin Kadi. Në datë 10dhjetor 2001 përfaqësuesja e Ambasadës Amerikane në Tiranë Kristina Bruks, paraqiti urdhërin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bllokimin e të gjithë aktiviteteve dhe llogarive bankare të personave që dyshohet se kanë lidhje me Osama Bin Laden.

Urdhër Nr.2, date J.12.200n Për sekuestrimin e aseteve të shtetasit arab Yasin Al.Qadi Njohur dhe si: A) Shaykh Yassin Abdullah Kadi Y Asin Kahdi Yassin Kadi, Kadi Jassin Yassi Abdullah Kadi Ne mbështetje të nenit 102 pika 2 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë dhe në zbatim të ligjit nr.9258, datë 15.7.2004 "Per masat kundër financimit të terrorizmit", të ligjit nr .8865, datë 14.3.2002 për ratifikimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për Luftën Kunder Financimit të Terrorizmit e vitit 1999, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 718, date 29.10.2004 "Për listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit", Urdhëroj: 1. Të sekuestrohen menjehërë të gjitha Ilogaritë, investimet dhe asetet e Yasin AI-Qadi i njohur dhe si: a) Shaykh Yassin Abdullah Kadi, b) Yasin Kahdi, c) Yassin Kadi, ~) Kadi Jassin, d)Yassin Abdullah Kadi, shtetas arab, Jeddah, Arabia Saudite. 2. Të ndalohet menjehere dhenia e shërbimeve financiare, fondeve, mjeteve financiare ose aseteve të tjera përmes Shqipërisë, për personin e larrpermendur. 3. Të sekuestrohen menjëhere të gjitha Ilogaritë, çdo Ilogari që mbahet në emër të, prej, për Ilogari të, ose në perfitim të Yasin AI-Qadi i njohur dhe si: a) Shaykh Yassin Abdullah Kadi, b)Yasin Kahdi, c) Yassin Kadi, Jassin Kadi, d)Yassin Abdullah Kadi. 4. Te sekuestrohen të gjitha Ilogaritë e identifikara, specifikuar dhe renditur më poshtë (sipas numrave të Ilogarisë, bankave, emërtimit të llogarisë) në emër të, prej, për Ilogari të, ose në përfitim të Yasin AI-Qadi i njohur dhe si: a) Shaykh Yassin Abdullah Kadi b)Yasin Kahdi c)Yassin Kadi ~) Jassin Kadi d)Yassin Abdullah Kadi. 4.1 000101-3 Banka Arabe Shqiptaro-Islamike, Yassin Kadi sot Banka e Bashkuar e Shqiperise (UB.A) 4.2 000101-1 UBA "Karavan Durres STR Project" sh.p.k. 4.3 100347-2 UBA "Karavan Durres STR Project" sh.p.k. 4.4 100347-7 UBA "Karavan Durres STR Project" sh.p.k. 4.5 100347-6 UBA "Karavan Durres STR Project" sh.p.k. 4.6 100231-9 UBA "Karavan". 4.7 100231-8 UBA "Karavan". 4.8 100104 UBA "MediCare CO" sh.p.k. 4.9 100104-6 UBA "MediCare CO " sh.p.k. 4.10 100459-2 UBA "Medicare 1td (expenses)" sh.p.k. 4.11 100459-9 UBA "Medicare Itd (expenses)" sh.p.k. 4.12 100549-3 UBA "Albanian Snacks" sh.p.k. 4.13 100549-8 UBA "Albanian Snacks" sh.p.k. 4.14 100101-1 UBA "Cavallo-Revenue" sh.p.k. 4.15 100102-3 UBA "Cavallo-Revenue" sh.p.k. 4.16 100101-7 UBA "Cavallo-Revenue" sh.p.k. 4.17 100164-7 UBA "Loxhall" sh.p.k. 6423 4.18 100296-3 UBA "Alintid Albania Office sh.p.k. 4.19 100296-5 UBA "Alintid Albania Office sh.p.k. 4.20 ]00296-3 UBA U Alintid Albania Office" sh.p.k. 4.2] 20]-0]-40-0]- UBA "Albanian International 00512-4 Investment & Developement Co" sh.p.k. 4.22 000]34 UBA "Albanian International Investment & Developement Co" sh.p.k. 4.23 000]00 UBA "Albanian International Investment & Development Co" sh.p.k. 4.24 000690 UBA "Albanian International Investment & Development Co" sh.p.k. 4.25 3/001/000175/4 Banka Nderkombetare tregtare (BNT "Karavan". Malaizjane) 4.26 3/001/000160/2 BNT Malajziane "Karavan". 4.27 3/001/000070/7 BNT Malajziane "Karavan". 4.28 3/001/ BNT Malajziane "Karavan". 000238/3 4.29 000710/3 BNT Malajziane "Karavan" . 4.30 000700/ BNT Malajziane "Loxhall". 4.31 000428/2 BNT Malajziane "Loxhall". 4.32 3-001-000257-7 BNT Malajziane "Albanian Investment Development". 4.33 3-001-000257-8 BNT Malajziane "Albanian Investment Deve]opment ". 4.34 200515 Banka Amerikane e Shqiperise uLoxhall". 4.35 200203 Banka Amerikane e Shqiperise "Loxhall . 4.36 41337 Banka Amerikane e Shqiperise (Saleh, Jasin Kadi, H.A. Rajan). 5. Te sekuestrohet menjehere çdo lIoj pasurie, e luajtshme ose e paluajtshme, mbajtur në emër, prej, për lIogari ose në perfitim të Yasin AI-Qadi, i njohur dhe si: a) Shaykh Yassin Abdullah Kadi b) Yasin Kahdi c) Yassin Kadi 9) Jassin Kadi d) Yassin Abdullah Kadi shtetas arab, Jeddah, Arabia Saudite. 6. Te sekuestrohet menjehere çdo pasuri e luajtshme ose jo, zoterimi i tyre ose lIogarite e mbajtura nga çdo njeri prej personave fizike a juridike te identifikuar me poshte; 6.1 "KARAVAN" sh.p.k., regjistruar me vendim gjykate nr.13051, date 12.12.1995, e njohur gjithashtu dhe si "KARAVAN Constr Develop" sh.p.k., "KARAVAN Ltd,""Karavan Construction & Development" sh.p.k., ose "KARA VAN" Co, ose "KARAVAN" Tirane dhe Durres. 6.2 "Alintid Beton" sh.p.k., e njohur dhe si "Alintid"; Tirane. 6.3 "Emane" sh.p.k., "Emane Ltd", regjistruar me vendim gjykate nr.1528, datë 14.8.1996, Tirane. 6.4 "Camel" ose "KAMEL" sh.p.k., regjistruar me vendim gjykate nr.15713, date 27.8.1996, Tirane. 6.5 "Albanian Snack" sh.p.k., "Snack, Ltd", regjistruar me vendim gjykate nr.24391, date 20.9.2000, Tirane. 6.6 "Medicare" sh.p.k., "Medicare Imp & Exp", regjistruar me vendim gjykate Dr. 4716, date 3.6.1994; Tirane. 6.7."Loxhall" sh.p.k., regjistruar me vendim gjykate nr.2922/1, datë 1.3.1999, (6240) date 1.3.1999, ndryshuar emri i shoqerisë nga "Loks Holl" ne "Cavallo" sh.p.k, regjistruar me vendim gjykate nr.2544, date 22.3.1994, Tirane. 6.7 "Albanian International Investment & Development Co" sh.p.k., krijuar me vendim te Gjykates se Tiranes, nr .21618, date 8.7.1999, dege e shoqerise "Albanian International Investment & Development Co" Ltd, me seli ne Tirane dhe Agjent te Regjistruar Morgan & Morgan Trust Corporation Ltd.me seli ne Road Toën, Parsea Estate, P.O. Box 3149, Tortola, British Virgins Islands, Tirane. Tokat, vilat, pallatet 7. Të sekuestrohen pasuritë e paluajtshme, troje të mbajtura në emër, prej, për Ilogari ose në përfitim të Yasin AI-Qadi i njohur dhe si: a) Shaykh Yassin Abdullah Kadi, b) Yasin Kahdi, c)Yassin Kadi, 9) Jassin Kadi, d) Yassin Abdullah Kadi, shtetas arab, Jeddah, Arabia Saudite, të identifikuara me poshte: 7.1 Truall 550 m2 ne zonen kadastrale (80 70), qe kufizohet ne lindje nga Bulevardi "Deshmoret e Kombit" ne jug, pronë e qytetarit Besnik Shtino, në perëndim me familjen "Kotoni", nga veriu rruga. Trualli është në vendin e ndërtimit të dy kullave 15 + 2 katëshe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" Tiranë. 8. Të sekuestrohen, të bllokohen ambientet e identifikuara në dy kullat 15 + 2-katëshe një siperfaqe prej 2030 m2, qe mbahet në emër të, prej, për Ilogari të, ose në përfitim të Yasin AI- Qadi i njohur dhe si: a) Shaykh Yassin Abdullah Kadi; b) Yasin Kahdi; c) Yassin Kadi; 9) Jassin Kadi: d) Yassin Abdullah Kadi shtetas arab, Jeddah, Arabia Saudite; ose e) shoqërinë "Karavan Construction & Development" sh.p.k.,të identifikuara sipas koordinatave në pikat e meposhtme: 8.1 Kati i pestë, një apartament; A4 me siperfaqe 112 m2. 8.2 Kati i gjashte, katër apartamente, me siperfaqe gjithsej 444 m2. 8.3 Kati i shtatë, tre apartamente; Al + A2 + A4, me siperfaqe gjithsej 340 m2. 8.4 Kati i nëtë, dy apartamente; A2 + A3, me siperfaqe gjithsej 228 m2. 8.5 Kati i dymbëdhjetë, katër apartamentet e katit; Al+A2+A3+A4, me siperfaqe gjithsej 456 m2. 8.6 Kati i trembëdhjetë, katër apartamente; A1+A2+A3+A4,sipërfaqe prej 450 m2 . Abdyl Latif Saleh 9. Të sekuestrohen dhe bllokohen pasuritë e paluajtshme ose të ardhurave nga shitja e pasurive, të identifikuara nga hetimet paraprake re (,era nga prokuroria, si prone e shtetasit arab Abdyl Latif Saleh: 9.1 Kati nëntokë: (kuota 3.00-0.00) bashkëpronar me 2.5 përqind 9.2 Kati përdhe i objektit, (kuota+0.00-+4.00) nje ambient me sipërfaqe 22 m2, me fasadë lindore, i kufizuar nga veriu me ambientin e Besnik Shtinos dhe nga jugu me ambientin e shoqërisë Karavan. 9.3 Kati i katërt: (Kuota+15.20-+18.40) të katër apartamentet që ndodhen në kate: Al-94 m2, A2 -94.5 m2, A3 -94 m2 dhe A4-94.5 m2. Gjithsej 377 m2. 10. Per shkak se mund te jene kryer levizje të Ilogarive, të investimeve dhe të pasurive të ngrira ose të sekuestruara të subjektit dhe për arsye se mund te mos jenë identifikuar që të gjitha Ilogaritë, investimet, shoqërite tregtare apo persona juridike të tjere, dhe pasuritë e tjera në urdhrin nr .6737, prot.dat 14.11.2001, kërkohet nga të gjitha institucionet në Shqipëri, degët ose filialet e tyre vendase ose të huaja që të kontrollojne regjistrat e tyre dhe të identifikojne, sekuestrojnë, bllokojnë dhe raportojnë Ilogaritë, investimet, kompanitë dhe pasuritë në emër (at) e subjektit duke filluar nga data 17.10.2001. 11. Të kryhet sekuestrimi ose bllokimi i Ilogarive, investimeve, shoqërive tregtare a personave juridike të tjerë dhe pasurive të tjera ekzistuese, pavarësisht nga pronësia aktuale në rast se subjekti, nën ndonjërin nga emrat e identifikuar, ka qenë pronari i tyre, duke filluar nga data 17.10.2001. 12. Të njoftohet menjëherë me shkrim drejtori i Autoritetit Përgjegjës për Parandalimin e Pastrimit te Parave në Ministrinë e Financave për Ilogaritë investimet dhe pasuritë e tjera, si dhe për vendodhjen e tyre. 13. Të plotësohet Raporti i aktivitetit të dyshimtë (RAD) për transaksionet që transferojnë pronësinë e Ilogarive, investimeve ose të pasurive të tjera të mbajtura nga subjekti duke filluar nga data 17.10.2001, si dhe per ato të cilat nuk është kryer ngrirja ose bllokimi nga institucioni juaj financiar. Të dërgohet tek drejtori i Autoritetit Pergjegjes per Parandalimin e Pastrimit te Parave në Ministrine e Financave menjehere dhe jo më vonë se 72 orë nga data e hyrjes në fuqi të këtij urdhri. 14. Të ndalohet dhënia e shërbimeve financiare, mjeteve financiare ose pasurive të tjera subjektit ose ndonjë personi fizik ose juridik të dyshuar se financon ose ndihmon subjektin. Neseë vëreni, konstatoni një mbështetje ose ndihmë të kësaj duhet të pergatisni dhe të dorëzoni një raport të aktivitetit të dyshimtë te drejtori i Autoriterit Pergjegjës për Parandalimin e Pastrimit te Parave në Ministrinë e Financave. 15. Të gjithë personat, që kanë marrëveshje kontraktuale të lidhura përpara datës 17 tetor 2001, me shtetasin arab Yasin AI- Qadi i njohur dhe si: a) Sha~'kh )'assin Abdullah Kadi, b) Yasin Kahdi c) Yassin Kadi, 9) Kadi Jassin. d) Yassin Abdullah Kadi. me kompanite ose investimet e tjera të tij subjekt i këtij urdhri, depozitojnë në llogarinë e ngelur pranë Bankës së Shqipërisë nga Ministria e Financave. 16, Kur l/ogaritë, investimet ose pasuritë e tjera janë shitur ndërsa kanë qenë të ngrira, të bllokuara, të sekuestruara, ky urdhër shtrihet mbi të ardhurat e krijuara nga shpërbërjet, shitjet ose zotërim heqjet e llogarive, investimeve ose pasurive te vendosura nën kontrollin e institucioneve të ngarkuara nga legjislacioni ne fuqi për këtë qëllim, duke filluar nga data 17.10.2001. 17 Ngarkohen me zbatimin e këtij urdhri institucionet e përcaktuara në ligjin nr. 9258, datë 15.7.2004 për masat kundër financimit të terrorizmit, si: Ministria e Financave, Drejtoria e Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave Autoriteti pergjegjes për parandalimin e pastrimit të parave, në Ministrinë e Financave), Ministria e Rendit Publik, Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria e Pergjithshme, Banka e Shqipërisë. Bankat e nivelit të dytë, subjektet dhe autoritetet e tjera raportuese të ligjit nr.8610, date 17.5.2004 per parandalimin e pastrimit të parave 18. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›