Evropa dhe Franca bien nga "kali" gjerman

01/04/2005 Pjesë nga një artikull i Gwyn Prins – profesor në London School of Economics dhe në Columbia University – të botuar në numrin e radhës së revistës “Aspenia”
Skenari i vetëm i NIC, që shikon një riafrim të fortë midis Evropës dhe Amerikës, përkon me fazën e mëtejshme të një sulmi të rëndë hipotetik terrorist, i cili në vitin 2010 traumatizon opinionin publik evropian dhe trondit elitat e “Bashkimit Evropian” nga antiamerikanizmi refleksiv i saj, duke e çuar të mbështesë me forcë luftën kundër xhihadistëve
Sot, në realitet, shkëmbehet si një valutë me vese, me vlerë vetëm relative (domethënë jo thelbësore) pasi që Franca dhe Gjermania kanë demonstruar se nuk kanë asnjë synim t’u përmbahen normave fiskale – të vetmet që do të mund të kuadronin rrethin e një monedhe të vetme funksionuese në mënyrë të besueshme në ekonomi joharmonike me cikle divergjente
Bashkimi Evropian, si i tillë, është vetëm një episod tjetër, tashmë i afërt në konkludim, i historisë së gjatë të Evropës dhe e popujve të saj. Nuk ka një identitet të lindur, siç ia atribuojnë në mënyrë domethënëse de Mooij e Tang
Gwyn Prins
Në një moment historikisht të paqartë dhe të paqëndrueshëm si ky aktuali, është interesante të vërehet se si autorët e “Katër skenare për Evropën”, Ruud de Mooij e Paul Tang, të Central Planbureau të Vendeve të Ulëta, konsiderojnë horizontin e vitit 2020 (më pak se 15 vjet nga sot) tepër të afërt që të mund të konceptohet seriozisht perspektiva e skenarëve “ekstremë”. Në realitet, duke shikuar prapa në 15 vitet e fundit, nuk mund të hipotezohet ndonjë korelacion i qartë midis kohës dhe përmasave të ndryshimit – veç në mos në mendjen e një burokrati të Brukselit, për të cilin të menduarit e të pamendueshmes është njëlloj me vënien në rrezik e perspektivave të karrierës.
Autorë të tjerë skenaresh, të referuar edhe ata horizontit të vitit 2020, në mënyrë të dukshme nuk e pranojnë konceptimin që kanë autorët holandezë për mbretërinë e së mundshmes. (…) Megjithatë, përpara se të hyjmë në konflikt të drejtpërdrejtë, duhet të bëjmë një hap prapa, për të sqaruar se si është arritur deri në pikën në të cilën ndodhemi, në Evropën e sotme. Si mund të ndryshojnë gjërat në 15 vjet! 15 vjet më parë, Komuniteti Evropian (siç quhej atëherë) vazhdonte pak a shumë t’i përshtatej atij që qysh nga viti 1957 ishte detyra e caktuar e tij.
Domethënë, të bëjë që kalorësi i aftë francez të jetë në shpinë të kanalit energjik gjerman, në imazhin e famshëm të Presidentit De Gaulle. Ndërkohë, mund të shtohet, stallieri holandez paguante llogarinë e foragjereve të kultivuar nga fshatari i gëzuar francez. Në vitin 1991, kalorësi ra nga kali. Ajo që ka shkaktuar ngjarjen qe fundi i Jugosllavisë. Hans Dietrich Genscher këmbënguli që Gjermania t’i kthehej një politike të jashtme aktive për herë të parë nga fundi i Rajhut të Tretë dhe imponoi të njiheshin komponentet e Jugosllavisë si shtete sovrane – në mënyrë të veçantë Kroacia, të cilës i premtoi pavarësinë brenda Krishtlindjes së atij viti. Të gjithë të tjerët qenë jashtëzakonisht kundra: Londra, Parisi, Uashingtoni, Roma e ndanin opinionin – i rezultuar korrekt – se kjo do të çonte minimalisht në luftë civile, por gjermanët këmbëngulnin.
John Major nuk mund të kundërvihej, sepse Kohl sapo i kish lejuar opsionin për të mos marrë pjesë në “kapitullin social” të Traktatit të Maastrihtit, një opt out, të cilin Tony Blair është shtyrë ta ruajë deri më sot në sektorë kyç dhe që i ka mundësuar Britanisë së Madhe të ruajë, qysh atëherë, një performancë ekonomike më të lartë respektivisht Evropës kontinentale. Qe kështu që ne të gjithë u zhytëm në baltovinën e Ballkanit. Shoku i rënies nga kali i dha impuls një serie përshpejtimesh në kahjen federale, të gdhendura nga Parisi në vitet nëntëdhjetë.
Makina e Bruskelit është e programuar për të prodhuar ligje, ashtu si një pulë është e programuar për të bërë vezë. Kështu kemi asistuar në proliferimin e pandalshëm të acquis communautaire dhe në avancimin klandestin të saj në zona gjithnjë e më të gjera, nën mbulesën e rregullimeve në lëmin e “shëndetit e sigurisë” dhe mbi të gjitha të “mjedisit”.
Vendimtare ka qenë futja e parakohshme, me dekada përpara kohe e euros, që ka dhënë efektin mbi tregjet e kryeqyteteve dhe sot, në realitet, shkëmbehet si një valutë me vese, me vlerë vetëm relative (domethënë jo thelbësore) pasi që Franca dhe Gjermania kanë demonstruar se nuk kanë asnjë synim t’u përmbahen normave fiskale – të vetmet që do të mund të kuadronin rrethin e një monedhe të vetme funksionuese në mënyrë të besueshme në ekonomi joharmonike me cikle divergjente.
Gjë që ka ngjallur zemërimin e drejtë të opinionit publik në vende si Holanda, një komb që ka hequr dorë nga valuta e dytë më e fortë e Evropës, pas frangës zvicerane në homazh të ésprit communautaire, për të zbuluar më pas se përkthimi i communautaire ishte “interes kombëtar francez”. Së fundi, ka ardhur pashmangshmërisht Kushtetuta Federale e Giscard d’Estaing, që akoma mund të rezultonte hapi proverbial i hapit më të madh se këmba.
14 vjet pas shokut të vitit 1991, ky përshpejtim brutal ka kontribuar në zhveshjen e legjitimitetit të “projektit” të Bashkimit Evropian. (…) Në rrënjën e problemit është fakti që Bashkimi Evropian nuk përmbush kriteret e legjitimit demokratik të vendosura nga de Tocqueville. John Kenneth Galbraith dha një prej kontributeve më të mprehta të shkencës sociale, duke vërejtur se organizatat e mëdha, i kaluar një dimension i caktuar, zëvendësojnë me qëllimin e tyre fillestar (si fitimi për një kompani) objektivin e kontrollit të integruar të krejt mjedisit të tyre operativ.
Fshehin kështu persekutimin e një pushteti që nuk përgjigjet për veprimtarinë e saj, duke promovuar mitin e kundërt. Institucione politike neoabsolutiste si Bashkimi Evropian varen nga ruajtja e një aparence përgjegjshmërie demokratike – sikur të mos ishte që pjesa më e mirë e qytetarëve refuzon të votojë për Parlamentin Evropian.
Një observatori të çfarëdoshëm të pajisur me një njohuri të pakët të historisë evropiane, duket qartë se në të kaluarën (shumë) të vonshme janë kombinuar dy fenomene: efektet lokale të krizës së përgjithshme në nivel botëror të institucioneve, të besimit dhe të vetë kontratës sociale midis qytetarëve dhe shtetit, nga njëra anë; dhe, nga ana tjetër, basti francez për t’u kthyer në shpinë të kalit gjerman – duke çuar kështu drejt rënies Bashkimin Evropian.
Kjo krijesë, e konceptuar me kapërcimin ideal në përgjigje të masakrës së fushave të betejës të Verdun dhe të Somme, papritmas është ekspozuar, lakuriq e papëlqyeshme. Bashkimi Evropian, si i tillë, është vetëm një episod tjetër, tashmë i afërt në konkludim, i historisë së gjatë të Evropës dhe e popujve të saj. Nuk ka një identitet të lindur siç ia atribuojnë në mënyrë domethënëse de Mooij e Tang (…).
Aq më pak Bashkimi Evropian përkon me Evropën. Sondazhet e opinionit të Evrobarometrit zbulojnë se gradienti brezor i afinitetit ndaj një identiteti evropian parësor është e kundërta e asaj që Monnet dhe bashkëpunëtorë shpresonin në vitin 1945. Ata qenë mbështetësit më entuziastë të projektit federal; 68-shat (midis të cilëve personi që shkruan) qenë akoma më entuziastë, por në masë më të vogël; “Brezi X” dhe 20-vjeçarët e sotëm thjesht nuk janë të interesuar. (…) Kështjella është krejtësisht e ndritshme, shpalos flamurin, por nuk ka asnjë në shtëpi. Kuadri nuk i korrespondon parashikimeve më të përhapura në vitin 1991.
Ide – dhe ideologji – bazë
Katër skenaret e de Mooij e Tang janë mjaft interesantë, edhe pse jo për mesazhin e drejtpërdrejtë që autorët do të donin të transmetonin. Interesi qëndron parasëgjithash në një lloj “metamesazhi” që vjen nga supozime të fshehta – mund të themi prapaskenë respektivisht skenarëve. Mesazhi qëndron në mënyrën e të komunikuarit. Në këtë optikë, le të fillojmë atëhere nga pranimet çuditëse në të dhënat relative me dy “paqartësitë themelore” rreth legjitimitetit politik dhe të ardhmes së shtetit social. Supozimi kryesor (…) në realitet nuk i përket aspak Evropës, por Shteteve të Bashkuara. Bën shfaqjen e saj këtu një tërësi e veçantë gjykimesh rreth shoqërisë amerikane dhe sjelljes ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara – gjykime të ndara në mënyrë të përbashkët nga anëtarët e inteligjencës kontinentale evropiane, në veçanti ajo e afërt me organizmat e Bashkimit Evropian. Shoqëria amerikane nuk kujdeset për të dobtit dhe të prekurit, ndryshe nga “Evropa sociale” më solidare. Amerika nuk i mban në ndonjë konsideratë të varfërit e botës.
Në nivel ndërkombëtar, Amerika ka një qëndrim ngurrues kundrejt bashkëpunimit ndërkombëtar kur ky nuk i vjen për mbarë interesit të saj – një pohim që i përshtatet në mënyrë të përsosur qëndrimit francez. (…) Ndodhemi përballë një vizioni thelbësisht të deformuar të shoqërisë amerikane dhe një interpretimi jokorrekt të veprimtarisë amerikane në politikën e jashtme.
Sigurisht, Shtetet e Bashkuara promovojnë një filozofi self-improvement – që nga ana tjetër i bën synim i privilegjuar të emigrantëve të ardhur nga të gjitha shoqëritë. Por le të shikojmë shtrirjen e Medicare/Medicaid (programeve të përkrahjes dhe asistencës sociale amerikane); të shikojmë se kujt i ka caktuar financimet vendimtare për Fondin Global kundër AIDS-it, TBC-së dhe Malarjes (programi amerikan PEPFAR). Dhe të mos harrojmë se kush ka qenë që e ka shpëtuar Evropën nga vetvetja për dy herë të mira gjatë shekullit XX-të.
Historia e Evropës moderne është e thjeshtë: rreziqet kanë ardhur nga Lindja, shpëtimi nga Perëndimi. Pjesa më e madhe e evropianëve që kanë pësuar fashizmin, komunizmin apo pushtimin nga ana e njërit ose tjetrit, e dinë se çfarë do të thotë. Mbi të gjithë, duhet ta dinë holandezët, me traditën e tyre detare dhe tregtare.
Autorët – pikërisht, holandezë – asimilojnë “forcën” e impenjimit kundrejt institucioneve multilaterale, abrogimit relativ të pushtetit shtetëror kombëtar dhe sigurimit të shërbimeve nga ana e një enti të financuar nga fonde publike.
Është vizioni i Monnet i ëndrrës federale, për herë të parë i afirmuar në iniciativën e Aristide Briand në vitin 1930 për t’i dhënë start Bashkimit federal Evropian (duke përdorur në mënyrë eksplicite termin “federal”) dhe ia kundërvënë polit të kundërt, domethënë asaj që është “transatlantike” (term që duket se evokon një të dridhur) dhe po aq të përbuzurit “treg”. Gradienti i miratimit dhe mosaprovimit të shprehur në zgjedhjen e titujve të skenarëve të ndryshëm është amplifikuar në tekst dhe e gjej jashtëzakonisht të kufizuar dhe provinciale. Është pjesë e një bote që kemi humbur gjatë dhjetëvjeçarit të fundit pa u kuptuar, me sa duket, nga autorët.
Ata vihen në kontrast me mazhorancën e elektoratit holandez, që në mënyrë të qartë ka pasur një zgjim të ashpër pas vrasjes së Pim Fortuyn. Provincializmi rezulton edhe në supozimin implicit që në botën e vitit 2020, Evropa dhe problemet e tij janë destinuar të marrin rëndësi globale. Përse vallë? Mbi bazën e çfarë provave? (…). Njëkohësisht me këta skenarë, National Intelligence Council – që kryesohet nga CIA – ka publikuar studimin e tij lidhur me vitin 2020, Mapping the Global Future. Ky ushtrim pesëvjeçar fiton gjithnjë e më shumë rëndësi dhe në këtë rast publikimi praktikisht ka përkuar me betimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Metodologjia është shumë më pak e ngurtë respektivisht skenareve të zhvilluar nga De Mooij e Tang dhe përmban shumë më pak parashikime ekonomike. Përgjegjësit amerikanë të studimit kanë shkuar nëpër botë që të dëgjojnë opinionin e njëmijë ekspertëve autoritarë lidhur me rajonet respektivë të përkatësisë, Amerikën dhe sigurinë globale.
Ajo që çudit lexuesin joamerikan është sidomos fakti se në çdo skenar të hipotezuar për vitin 2010, Evropa figuron në në pozicion goxha marxhinal. Studimet janë karakterizuar sidomos nga trajektoret ngjitëse të superfuqive demografike, Indi e Kinë, dhe nga perspektiva që ato shpejt do të fitojnë dimensione të tjera fuqie, sidomos ekonomike, dhe se ka mundësi që do të jenë më shumë në një raport aleance sesa konflikti me Amerikën. Skenari i vetëm i NIC, që shikon një riafrim të fortë midis Evropës dhe Amerikës, përkon me fazën e mëtejshme të një sulmi të rëndë hipotetik terrorist, i cili në vitin 2010 traumatizon opinionin publik evropian dhe trondit elitat e “Bashkimit Evropian” nga antiamerikanizmi refleksiv i saj, duke e çuar të mbështesë me forcë luftën kundër xhihadistëve.
Rënia e lindshmërisë
Po në skenaret e tjera? Ja aspektet themelore: shteti social aktual është i pambështetshëm, rigjallërimi i munguar i ekonomisë mund të çojë në shpërbërjen e Bashkimit Evropian, rritja e ekonomisë është ekuilibruar nga Gjermania, reformat strukturore të së cilës – si në Francë dhe në Itali në masë më të vogël – mbesin themelore që Bashkimi Evropian të tejkalojë rritjen e ngadaltë. Kjo tezë komplesive është në kontrast të plotë me vizionin e autorëve holandezë për rolin e sindikatave dhe me supozimet e tyre strategjike.
Vendimi i Bashkimit Evropian – me nënshtrimin e turpshëm të Kryeministrit britanik – për të eliminuar embargon e shitjeve të armëve për Kinën, ka ardhur pas publikimit të studimit mbi vitin 2020, por është konform parashikimeve të një armiqësie të flashkët kundrejt Shteteve të Bashkuara nga ana e një prej fuqive që NIC i përkufizon si ageing, domethënë në fazën e plakjes.
Kështu, një defekt i jashtëzakonshëm e studimit të De Mooij e Tang konsiston në moskalibrimin e parashikimeve mbi pushtetin e ardhshëm respektivisht një vlerësimi realist të multilateralizmit në sistemin ndërkombëtar dhe në mospranimin që përballë një theksimi të detyrimeve të vjetra të kontratës sociale kufizimet e reja nuk janë as federale, as në mënyrë eksplicite evropiane.
Një mungesë tjetër e rëndë është një lexim tmerrësisht i pjesshëm e të dhënave demografike: skenaret e institutit holandez (…) nuk evidentojnë fenomenin më çuditës në zhvillim në Evropa nga viti 1960, se nuk është plakja, por rënia e jashtëzakonshme e lindshmërisë në Brezin X dhe në atë të mëpasëm. Lindshmëria ka rënë edhe në ish-Bashkimin Sovjetik, por për arsye dëshpërimi kulturor, ndërsa në Evropën Perëndimore, ajo është efekti më i thellë i luftës së gjatë për emancipimin e gruas.
Të lira nga shtatzënësi të padëshiruara, nga patologjitë perinatale, nga arsimimi i pakët, gratë kanë zgjedhur. Zgjedhja e tyre ka qenë të reduktojnë në mënyrë drastike prodhimin e fëmijëve dhe të rrisin në mënyrë proporcionale konsumin e pavarësisë dhe të parasë. (…) Ftesa drejtuar autorëve të këtyre skenarëve është që të merren me gjë tjetër. Hyrja e tyre aludon deri në faktin që këto skenarë mund të drejtojnë në masë domethënëse procesin vendimmarrës holandez në politikën e brendshme. Uroj që jo.
A përkon BE me Evropën?
Një observatori të çfarëdoshëm të pajisur me një njohuri të pakët të historisë evropiane duket qartë se në të kaluarën (shumë) të vonshme janë kombinuar dy fenomene: efektet lokale të krizës së përgjithshme në nivel botëror të institucioneve, të besimit dhe të vetë kontratës sociale midis qytetarëve dhe shtetit, nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, basti francez për t’u kthyer në shpinë të kalit gjerman – duke çuar kështu drejt rënies Bashkimin Evropian. Kjo krijesë, e konceptuar me kapërcimin ideal në përgjigje të masakrës së fushave të betejës të Verdun dhe të Somme, papritmas është ekspozuar, lakuriq e papëlqyeshme. Bashkimi Evropian, si i tillë, është vetëm një episod tjetër, tashmë i afërt në konkludim, i historisë së gjatë të Evropës dhe e popujve të saj. Nuk ka një identitet të lindur siç ia atribuojnë në mënyrë domethënëse De Mooij e Tang (…).
Aq më pak Bashkimi Evropian përkon me Evropën.