Kapello: Bejl, futbollisti më i mirë në botë

Trajneri i famshëm Fabio Kapello konsideron se Geret Bejl aktualisht është futbollisti më i mirë botëror.
Italiani shprehet i entuziazmuar me kapacitetet e uellsianit dhe paralajmëron ish-bashkëpunëtorët nga Milan se nga do t`iu vijë rreziku më i madh.
“Bejl është aktualisht futbollisti më i mirë në botë. Ai është futbollisti i vetëm, i cili në atë pozitë mund të bëjë një dallim të madh, pasi posedon shpejtësinë, fuqinë dhe teknikën. Këto janë tri kualitete, të cilat është vështirë t`i gjesh te një lojtar që nuk është sulmues. Posedon karakterin mbrojtës, sepse luan në anën e majtë të mbrojtjes, por derisa i afrohet portës është më i rrezikshëm, pasi posedon goditje jashtëzakonisht precize dhe të fuqishme”, ka thënë shefi i shtabit teknik të kombëtares angleze.