Spitali i Kavajës, gati financimi 5.69 milionë dollarë
10/05/2005 Banka Islamike dhe OPEC marrin përsipër financimin
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar kredinë prej 5.69 milionë dollarësh që Banka Islamike për Zhvillim do të japë për ngritjen e Spitalit të Përgjithshëm të Kavajës. Kredia do të përdoret për ndërtimin e spitalit dhe të gjitha infrastrukturat e nevojshme për të bërë një spital modern, ndërkohë që duket se vlerën e pajisjeve spitalore do ta marrë përsipër OPEC. Sipas relacionit shoqërues së kredisë, bëhet e ditur se OPEC ka marrë përsipër të financojë me 2.42 milionë dollarë pajisjet spitalore dhe ato mjekësore. Komisioni i Ekonomisë ka miratuar kredinë, e cila obligon shtetin ta paguaj për 25 vjet me një interes 2.5 për qind, ndërkohë që shtatë vjet do të jenë pa pagesë principali. Ndërkaq duket se qeveria shqiptare do të kontribuojë në këtë financim të madh, vetëm me një vlerë prej 650 mijë dollarësh, 500 mijë prej të cilave do të përdoren për punime civile. Ngritja e ndërtesës së spitalit u bë domosdoshmëri, pasi shteti paguan çdo vit 70 mijë dollarë qira për ndërtesën ku është vendosur spitali aktual. Projekti në fjalë premton që spitali i ri do të jetë një qendër e madhe spitalore, e cila do të ketë repartet më kryesore nga patologjia dhe pediatria, deri te shërbimi gjinekologjik dhe klinika e urgjencës së bashku me reanimacionin.