Dështon shitja e “Sercom“
10/05/2005 Nuk paraqitet asnjë ofertë për blerjen e kompanisë
Dështon shitja e 51% të aksioneve të kompanisë së shërbimeve speciale të naftës, SERCOM. Agjencia Kombëtare e Privatizimit hapi tenderin për shitjen e kësaj kompanie, por asnjë ofertues nuk ishte i pranishëm. “Tashmë pritet që ekspertët dhe qeveria të hartojë një skenar tjetër për shitjen e njërës prej kompanive të sektorit të naftës vendëse“, tha Hodo Doce, kryetar i tenderit.
Parashikimi ishte që tenderi të niste nga vlera dysheme prej 400 milionë lekësh, ndërsa kompanitë ofertuese duhet të kishin 3 vjet eksperiencë në sektorin e naftës, gjë që do të thotë se ofertuesit pritej të ishin investitorë të huaj. Pjesa tjetër e aksioneve ishte programuar të ndahej mes shtetit dhe punonjësve. Disa ditë më parë dështoi edhe tenderi për privatizimin e kompanisë ARMO, që merret me përpunimin dhe marketimin e naftës. Për të ishin ofruar paraprakisht 9 kompani, por në ditën e tenderit është shfaqur vetëm një ofertë për koncension nga një kompani kanadeze, që, aktualisht është nën shqyrtimin e qeverisë. Në shitje gjatë vitit të ardhshëm pritet të nxirret edhe ALBPEROLI, që merret me kërkimin dhe nxjerrjen e naftës së vendit, që mbulon aktualisht 25% të kërkesës për naftë.
SERVCOM sh.a FIER
Kapitali gjithsej 396 648 800 lekë
Vlera shitje (51% aksioneve) 202 290 480 lekë
Sipërfaqe 171 248 m2
Sipërfaqe nën objekt 28 414 m2