Nuk përbllojmë dot fluksin e punës
10/05/2005 Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive kërkon shtimin e numrit të specialistëve
Zyrtarët e lartë që duhet të tregojnë se sa pasuri kanë dhe si i kanë fituar, janë shtuar shumë dhe Inspektoriati nuk e përballon dot më punën. Komisioni i Ekonomisë ka pranuar kërkesën e Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive për të shtuar me 5 punonjës specialistë stafin e përbërë nga 30 vetë, me qëllim që të përballohet fluksi i lartë i punës. “Rritja e stafit nuk do të ketë efekte në buxhet, pasi fondi i pagave është shtuar në Buxhetin e 2005-ës”, ka bërë të ditur Inspektoriati. Sipas të dhënave pritet që pas miratimit në parlament, niveli i pagës së një specialisti të jetë 390 mijë lekë të vjetra. Inspektoriati pas kërkesave të shumta është duke u përgatiur të bëjë publike deklaratat e pasurive të lëshuara nga zyrtarët e lartë. “Ka një nivel të lartë kërkese për këto deklarata dhe ne duhet të bëjmë përpunimin e nevojshëm përpara se t’i publikojnë, duke hequr të dhënat personale të zyrtarëve“, ka bërë të ditur Inspektoriati në relacionin drejtuar Komisionit të Ekonomisë. Pikërisht përpunimi i këtyre të dhënave si dhe kontrolli në regjistrat publikë, që kërkon specialistë të aftë, kanë motivuar Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive të kërkojnë shtimin e stafit.