Kapelo: Bekham nuk je në formë
Pasi ka bërë publike listën e lojtarëve për miqësoren e së mërkurës kundër Gjermanisë javën e ardhshme, Fabio Kapelo ka shpjeguar mungesën e Devid Bekham: "Nuk e kam grumbulluar Bekhamin, sepse që kur ka përfunduar kampionati amerikan, pra prej tri javësh, nuk ka zbritur më në fushë dhe as nuk është stërvitur: Filozofia ime është: luan vetëm nëse je në formë".