ëndrra e Milanit është Samuel Eto
Pas dëmtimit të Maldinit, Nestës, Senderosit dhe problemeve të Kaladzes, Milani ka kthyer sytë nga merkato dhe kërkon mbrojtësin e Udinezes, Kristian Zapata, i cili me shumë mundësi mund të vijë në janar. Por ëndrra e madhe e Milanit është një sulmues i madh. Administratori Adriano Galiani flet për këtë: "Benzema është një lojtar i mirë, por nuk kemi folur me të pasi është shumë i shtrenjtë". Por ka lëshuar një deklaratë dashurie për sulmuesin tjetër, Samul Eto. "Nuk duam të shqetësojmë Lionin, ka thënë dje Adriano Galiani. Por unë kam një dashuri të madhe për një tjetër sulmues: Eto. Nëse do të mundesha, do ta merrja, por e që flitet për një ëndërr".