E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi, dëmtimi në kavilje i rrezikon të gjithë sezonin

Hamdi Salihi, sulmuesi shqiptar i SV Riedit, rrezikon t‘i thotë lamtumirë futbollit për këtë sezon. Lajmi për mundësinë shumë të madhe të qëndrimit të tij jashtë fushave të futbollit deri në fund të këtij sezoni e ka bërë të ditur dje pikërisht faqja austriake në internet "OÖNachrichte.at". Sikurse citohet në këtë faqe, Hamdi Salihi do të jetë një mungesë e rëndësishme për skuadrën e SV Riedit, pasi parashikimet janë për një qëndrim të tij jashtë fushës së blertë deri në fund të këtij edicioni të kampionatit austriak. Shkak për këtë është një dëmtim që ka pësuar bomberi shqiptar në kyçin e kaviljes, i cili ka rezultuar shumë i rëndë. Mungesa e shqiptarit mund të ndikojë për keq në lojën e skuadrës së tij. Falë golave të shënuar nga Salihi, Riedi kishte arritur të mbante një ecuri të qëndrueshme në këtë sezon. Në 18 ndeshje të zhvilluara deri tani, Riedi ka koleksionuar 26 pikë dhe renditet në vendin e 6-të në tabelën e klasifikimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›