Eklestone: Nuk do të iki nga Formula 1
Bernie Eklestone nuk mendon për pensionin. Madje, edhe pse nuk momenti i tij më i mirë, pasi sipas shtypit anglez po ndahet nga gruaja Sllavica, pas një martese 24-vjeçare, padroni i Formula 1 as nuk mendon të tërhiqet: "Dita ime e parë pa punë në Formula 1 do të vijë se do të jem i lodhur. Dhe është një gjë që nuk mund të ndodhë shpejt. Ndihem mirë dhe kam ende edhe shumë energji".