E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinjo: Pronarë, më sillni Kakanë

Situata në klasifikim nuk është e shkëlqyer, por Mançester Siti nuk dorëzohet dhe tashmë mendon për përforcimet e ardhshme. Ai që komplikon listën e shpenzimeve nuk është vetëm trajneri Mark Hughes, por edhe braziliani Robinjo, njeriu simbol i erës së re në klub: "Kaka është një lojtar dhe njeri i madh. Është i fortë, inteligjent dhe i shpejtë. Sigurisht shpresoj që të luajë me mua te Siti. Nëse Kaka apo ndonjë kampion tjetër ka dëshirë të vijë këtu, portat janë të hapura". Pronarët arabë kanë sanksionuar tashmë një buxhet prej 200 milionë sterlinash për sezonin tjetër, e 80 mund të përdoren për të marrë brazilianin Milanit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›