Kapelo: Fajtori nuk është Ibra
24/04/2005 Trajneri i Juventusit mbron sulmuesin suedez dhe akuzon interistin Kordoba për simulim
Fabio Kapelo nuk është aspak dakort me dënimin prej 3 ndeshjesh që i është dhënë Ibrahimoviçit: “Është një dënim i padrejtë. Me provën televizive duhen dënuar edhe simuluesit. Të gjithë e panë Del Pieron, i cili qëndroi në këmbë kur Kufre i dha një shuplakë. Ndërsa Kordoba, pas përqafimit të Ibrahimoviçit, u rrëzua në tokë me duar në fytyrë, që është një simulim i pastër. Jam dakort që të dënohet ai që godet, por edhe simuluesit duhen trajtuar në të njëjtën mënyrë. Unë kam besim tek apeli”. Pra, trajneri i Juves e sheh ngjarjen nga një tjetër këndvështrim dhe gjithçka ndryshon: nuk është sulmuesi sudez, ai që duhet ndëshkuar duke përdorur provën televizive, por Kordoba. Kapelo e zgjeron diskutimin, duke përfshirë simuluesit në përgjithësi, duke kërkuar provën televizive për të mbyllur atë që sipas tij është një plagë e vërtetë. “Në të kaluarën, e kam trajtuar argumentin e rrëzimit me qëllim vonesën e lojës dhe që atëherë, 80% e lojtarëve nuk shtrihet më për të vonuar lojën. Që tani e tutje le ta përdorim provën televizive edhe për ata që simulojnë dhe të shohim ç’do të ndodhë. Meqë kemi kohë që flasim për stadiume më të qeta, ne jemi aktorët kryesorë dhe duhet të sillemi në mënyrë sportive, ndërsa Kordoba ka bërë diçka anti-sportive”. Megjithatë, në lidhje me skualifikimin e Ibrahimoviçit, Kapelo nuk e humbet besimin, pavarësisht nëse dënimi i suedezit do të konfiromohet apo jo. “Në radhë të parë, në lidhje me këtë argument do të përgjigjem vetëm pas vendimit të apelit. Unë jam optimist se Ibra do të jetë në fushë kundër Milanit, por sido që të jetë, ne kemi luajtur mirë edhe pa të, ndaj nuk jam shumë i shqetësuar”, vazhdon Kapelo, i cili do të ketë shumë probleme në ndërtimin e skuadrës që do të përballet sot në mbrëmje me Lacion. Ibrahimoviç e Apiah janë të skualifikuar, Zebina, Montero e Ferrara janë të dëmtuar, pesoto e Birindeli janë në pikëpyetje, ndërkohë që në momentin e fundit Emerson nuk është nisur me skuadrën. “Emerson nuk është grumbulluar sepse nuk është mirë fizikisht, gjë që e bezdis prej kohësh. Kam grumbulluar 4 lojtarë nga të rinjtë, ndërsa për Pesoton e Birindelin nuk e di akoma nëse do të jenë në gjendje të luajnë. Në të djathtë mund të luajë Mazielo, sepse luajti mirë kundër Interit dhe mund të na shërbejë gjatësia e tij në mbrojtje. Kundër Lacios duhet vendosmëri, sepse ata po kalojnë një moment të mirë dhe do ta kemi shumë të vështirë”, përfundon trajneri i Juventusit.