Larja e dhëmbëve të dobëson
24/04/2005 Hiqni dorë nga palestrat dhe dietat, për t’u dobësuar mjafton që të lash dhëmbët më shpesh se zakonisht. Ky proverb i urtësisë për dietologjinë vjen nga “Sol Levante” nga një studim për mbipeshën dhe zakonet e përditshme. Kërkimi, i udhëhequr nga prof.Takashi Wada i Universitetit japonez “Jikeidi Tokioha” dhe botuar në revistën shkencore “Shoqëria japoneze”, përfshiu 14.000 persona me një moshë mesatare 45 vjeç. Shkencëtari arriti të zbulonte se, nëse të pasurit një trup të dobët lidhej me faktin se sa herë në ditë laheshin dhëmbët. Rezultatet nuk tregojnë se procesi i larjes së dhëmbëve është një ushtrim që të bën të humbasësh në mënyrë të konsiderueshme djegien e yndyrnave. Megjithatë, duke mbledhur të dhënat mbi zakonet e jetës së përditshme lidhur me ngrënin, pijen, gjumin, punën dhe ushtrimet fizike, profesor Wada dhe grupi i tij i punës, krahasuan stilet e jetës së personave të testuar me vëllimin trupor të madh, ose personave që ishin mbipeshë dhe atyre që ishin të dobët. Në bazë të rezultateve të marra, shkencëtarët japonezë arritën në përfundimin se, personat mbipeshë mund të kalonin edhe më shumë se një ditë pa larë dhëmbët. Ndërkohë që personat më të dobët, që pranonin se lanin dhëmbët pas çdo vakti, treguan se kishin më për zemër shëndetin e dhëmbëve dhe të gojës, duke u kujdesur për të pasur një buzëqeshje të bukur dhe gojën me një aromë të këndshme. Sipas prof.Wada, inkurajimi i personave për të realizuar në mënyrë të rregullt procesin e larjes së dhëmbëve, mund të ndihmojë shumë në parandalimin e mbipeshës dhe ruajtjes së linjës trupore.