E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mançini: Nuk kam asnjë peng

24/04/2005  Trajneri i Interit, Roberto Mançini, e di shumë mirë se është e kotë të vajtosh për atë që ka kaluar, megjithëse tani që po vjen fundi i sezonit, zikaltrit po i afrohen kreut: “Është e kotë të kemi keqardhje, sepse tani po luajmë mirë dhe nuk duhet të mendojmë për të kaluarën”. Megjithatë, mbetet përshtypja se Interi është bërë më në fund një skuadër: “Interi ka qenë gjithmonë skuadër, edhe pse në fillim barazonim shumë. Edhe atëherë kemi qenë të bashkuar, por tani jemi mësuar të japim maksimumin edhe kur luajmë pak, si në rastin e Kruzit, i cili pak nga pak po bëhet vendimtar për skuadrën”, vazhdon Mançini, i cili i konsideron të tepërta kritikat pas daljes nga lufta për titull dhe Champions: “Edhe skuadra të tjera, si Reali i Madridit, Mançesteri e Arsenali kanë pasur ecurinë tonë. Nuk është e thënë që nëse nuk fiton titullin ose Ligën e Kampioneve, sezoni ka qenë zhgënjyes. Ne synojmë ta mbyllim kampionatin sa më lart në renditje dhe motivimi është maksimal. Përveç kësaj, duhet të fitojmë edhe Kupën e Italisë, që është një trofe i rëndësishëm”. Në mbyllje, trajneri zikaltër komenton edhe akuzat e Juventusit ndaj Kordobës e Mihajloviçit, pas skualifikimit të Ibrahimoviçit: “Nuk më intereson se ç’thonë ata të Juves. E di që do të bëjnë të pamundurën”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›