E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kidman: “Dua të jem nënë dhe e fejuar”

24/04/2005  Pas divorcit nga Tom Cruise, për Nicole Kidman nuk është lënë gjë pa thënë. Gazetat e skandaleve në faqet e tyre të para, fillimisht e nisën me jetën e vetmuar të Kidman, më pas fejesën e saj me Steve Bing, një shtatzëni e supozuar, dhe më pas arritën deri te tendencat e saj homoseksuale. Por tani është vetë aktorja ajo që ka vendosur të vërë pak ‘rregull’ në morinë e thashethemeve për të. “Nuk jam as e fejuar e as shtatzënë”, ka deklaruar aktorja. Por kurrë nuk duhet thënë jo. “Kjo nuk do të thotë se nuk dua”. Mjaftoi një intervistë e dhënë nga aktorja për gazetën gjermane “Bunte”, për të mbyllur gojët e liga që shpifin se fejesa e saj me milionerin Steve Bing në të vërtet nuk është kurorëzuar, duke i lënë shteg fjalëve për tendencat e saj homoseksuale. Por ka ende nga ata që shpresojnë që ajo të rikthehet në krahët e ish-bashkëshortit të saj Tom Cruise, për hir të dashurisë për dy fëmijët, që çifti ka adoptuar dhe që aktualisht jetojnë me aktoren. Ndërkohë që Nicole, duke shtangur të gjithë, deklaron se në krah të saj nuk është asnjë burrë. “Por kjo nuk do të thotë se unë nuk dua të jem e fejuar dhe të bëhem nënë”. Dhe në pritje të princit të kaltër, Kidman pranon se nuk do të jetojë e izoluar nga bota mashkullore. “Punoj për UNICEF-in dhe takoj njerëz të mrekullueshëm”. Mos duhet t’i mbajmë sytë hapur?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›