Kapelo: Ndihemi mirë
15/02/2005 Trajneri bardhezi flet për gjendjen e skuadrës, arbitrat, duelin me Milanin dhe polemikat me Del Pieron
Mirë se erdhët në Fabio Kapelo shou! Entuziazmi për fitoren me Udinezen, ka bërë që të fshihen nga kujtesa, humbjet me Sampdorian dhe Palermon. Trajneri bardhezi ka shpërthyer në mikrofonet e “Radio anch-io Sport”, duke folur për Del Pieron dhe modulin me tre, Milanin dhe arbitrat, për antipatitë dhe gazetarët. Një artikull i disa ditëve më parë në “La Gazzetta dello Sport”, që fliste për marrëdhëniet jo shumë të mira të teknikut me kapitenin bardhezi e ka irrituar jo pak këtë të fundit. Kapelo sfidon përsëri argumentin e raporteve të tij me Del Pieron: “Secili duhet të kuptojë rolin e tij: ai është një futbollist, ndërsa unë jam trajneri. Bëj zgjedhjet për të mirën e skuadrës, jo të përcaktuara nga simpati apo antipati, por nga momentet e formës ose motivet taktike”. “Ambienti jashtë di shumë pak për atë që flasim ne dhe atë që ndodh, - ka shtuar tekniku. Kemi një grup futbollistësh të qetë, serioz dhe të bashkuar. Një nga shembujt është pikërisht Del Piero, që në momente të vështira nuk i është dorëzuar lehtë gazetarëve. Unë më parë isha mësuar në Romë, ku nuk ishte çudi që futbollistët të flisnin në radio, për gjëra që nuk i kishin diskutuar kurrë me mua. Ndonjë ju ka shqetësuar? Sigurisht që po. Ka pasur edhe nga ata që nuk i masnin fjalët...”. Referimi është për Françesko Totin, edhe pse Kapelo eviton çdo polemikë: “E përsëris: është një futbollist i madh dhe një djalë i mrekullueshëm. Disa herë flet...”. Trajneri bardhezi analizon më pas, duelin në krye të klasifikimit me Milanin: “Janë një skuadër me kualitete, që do të impenjohen deri në fund. Por, jam i bindur që Juventusi do të qëndrojë deri në fund, në vend të parë. Në muajin janar nuk kemi luajtur shumë mirë, edhe pse në dhjetor kemi qenë shënjestra e kritikave. Vetëm në Palermo, nuk kemi qenë pikërisht Juventusi”. Me Udinezen, Juventusi ka fituar falë një moduli me tre në sulm: Trezege-Del Piero-Ibrahimoviç: “Kisha menduar të luanim në një mënyrë tjetër. Kundër Udinezes, tre sulmues më shërbenin për t`i krijuar më shumë probleme friulianëve, në një mbrojtje me tre. Por, kemi luajtur edhe me një mesfushor më shumë. Ky modul mund të përdoret sigurisht edhe në ndeshje të tjera, nëse do të rezultojë i suksesshëm”. Trajneri i Juventusit ndërhyn edhe për polemikat arbitrale: “I gjykojmë arbitrat në vazhdimësi, edhe ata mund të gabojnë pavarësisht se mund të penalizojnë njërën ato tjetrën skuadër. Për këtë duhet të bëjmë më pak polemika. Arbitrat duhet të jenë më të qetë”. Batuta e fundit për kondicionin e keq të fushës së “Delle Alpit”: “Është e vërtetë, kondicioni i fushës nuk është optimal, por është njësoj si për Juventusin, ashtu edhe skuadrat kundërshtare. Personalisht jam kundër fushave sintetike. Jemi të detyruar të ndryshojmë edhe tipin e lojës”- ka përfunduar Kapelo.