Mungojnë Çipi dhe Rraklli
15/02/2005 Pas problemeve të hasura gjatë javës së fundit, kampionët në fuqi, kërkojnë të lënë gjithçka pas kraheve dhe të pëqendrohen te ndeshja e rradhës, derbi përballë Partizanit. Që dje ata i janë përveshur punës për përgatitjet e kësaj sfide të rëndësishme dhe prestigjoze. Nga ana tjetër, donatorët, të cilët kanë qenë vazhdimisht koherentë dhe tepër të shqetësuar nga loja në përgjithësi, për më tepër nga rezultati i ndeshjes së fundit, kanë ndryshuar plan kur kanë mësuar se në radhët e ekipit nuk ka më konflikt. Pasditet e djeshme trajneri Starova ka pasur në dispozicion pothuajse të gjithë grupin e futbollistëve, me të cilët ka zhvilluar dhe seancën stërvitore të pasdites
së djeshme. Mungesat e vetme kanë qenë ato të Rrakllit dhe të Çipi. Mbrojtësi i Kombëtares është është në pritje të rezonancës magnetike për të mësuar se sa kohë duhet të qëndrojë larg fushës së blertë. Vlonjati është dëmtuar gjatë takimit të fundit të kombëtares sonë kundër Ukrainës dhe deri tani ka bërë vetëm një vizitë te mjeku i kuqezinjve. Ndërkohë që sulmuesi vazhdon të ketë probleme pas dëmtimit të pësuar gjatë periudhës së grumbullimit të kombëtares dhe mendohet se do të mungojë dhe për sfidën e kësaj të shtunë kundër Partizanit. Shpresa për aktivizim janë për
mbrojtësin Hajadri, i cili nuk u aktivizua në javën e fundit për shkak të një dëmtimi
të pësuar më parë.