E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo nderohet në Portugali

15/02/2005  Arrijtjet e padiskutueshme të Hoze Murinjos, nën drejtimin e pankinës së Portos, si në Kupën UEFA edhe në Ligën e Kampioneve, do të vlerësohen me një medalje nderi, prej qeverisë portugeze. Pritet që ceremonia për nderimin e Murinjos të realizohet në Lisbonë, ditën e mërkurë. Hoze Murinjo do të nderohet me atë që quhet medalje kombëtare për merita të shquara sportive (Colar de Honra ao Merito Desportivo), në rezidencën e kryeministrit portugez, Pedro Santana Lopez. Mendohet se do të jetë vetë kryeministri, i cili do t’i japë medaljen e nderit, ish-trajnerit të Portos. Tashmë, trajneri 42- vjeçar është në krye të pankinës së londinezëve të Çelsit. Ai u bë i famshëm në arenën e futbollit evropian, duke drejtuar Porton, në triumfin e Kupës UEFA kundër Selltikut, si dhe në finalen e Ligës së Kampioneve, përballë Monakos.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›