Kapelo: Nuk e diskutojfitoren me SHBA-në
JOHANESBURG- Anglia do ta nisë sot në mbrëmje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës Botërorin e vitit 2010, ndërsa trajneri Fabio Kapelo pas seancës së fundit stërvitore në stadiumin e Rusenburgut është shprehur se skuadra e tij mund të arrijë deri në finale.
Ndaj Amerikës nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por sipas italianit, Tre Luanët nuk do ta diskutojnë fitoren. “Sigurisht që ndeshja e parë është shumë e fortë, sepse ka një pritshmëri të madhe për ne dhe presioni është i tmerrshëm, - deklaroi ai. – Jemi stërvitur mirë, kemi 8 ditë dhe besoj se jemi në formë”, tha tekniku italian. I pyetur nëse Anglia është favorite për fitimin e trofeut, Kapelo u shpreh se cilësitë janë të mjaftueshme për ta arritur këtë.
“Besimi nga tifozët është i madh, sepse rezultatet në kualifikuese kanë qenë të mira. Jam i sigurt se këtë herë skuadra është OK për të arritur finalen”. Anglia ka patur disa probleme përpara startit të Kupës së Botës, duke nisur nga dëmtimi i kapitenit Ferdinand e deri tek nervozizmi i Uejn Runit. Gjithsesi, trajneri italian mendon se do të jetë pikërisht sulmuesi i Mançester Junajtid ai që do ta udhëheqë skuadrën drejt fitores.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)