Kriza politike, tëhënën zhvendosetnë Luksemburg
LUKSEMBURG- Shefat e diplomacisë së Bashkimit Europian diskutojnë të hënën mbi krizën politike në Shqipëri. Në axhendën e publikuar në faqen zyrtare të Bashkimit Europian, seksioni mbi marrëdhëniet e jashtme, thuhet se ministrat e Jashtëm të bllokut mblidhen të hënën në Luksemburg, ku do të diskutojnë për një sërë çështjes, mes të cilave renditet edhe situata politike në Shqipëri.
Në axhendën e publikuar thuhet se Këshilli do të diskutojë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe pritet madje të miratojë disa konkluzione. Ndër temat kryesore janë bashkëpunimi mes vendeve të rajonit dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për ish Jugosllavinë, ku ministrat do të dëgjojnë vlerësimet e kryeprokurit Serzh Bramertz.
Në këtë kuadër do të diskutohet edhe nisja e ratifikimit të procesit mbi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Serbinë. Këshilli pritet ti rikthehet gjithashtu edhe temës së negociatave për anëtarësim me Maqedoninë.
Ndër temat e tjera të takimit të së hënës janë situata në Gaza dhe programi bërthamor i Iranit, pas rezolutës së Këshillit të Sigurimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Republikës Islamike.
(m.a/News24/BalkanWeb)