E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bob Bradli: Anglia?Të mos harrojnëhumbjen e 1950

JOHANESBURG- Nëse Kapelo mendon se skuadra e tij nuk do ta diskutojë fitoren, trajneri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bob Bradli nuk niset si i humbur në ndeshjen e sotme të grupit C. Ai u ka kërkuar futbollistëve që të mbulojnë mirë Uejn Runin, lojtarin më të rrezikshëm të britanikëve. Në fakt, Amerika ka një histori të mirë në përplasjet me Anglinë në Kupën e Botës, pasi e ka mundur këtë skuadër në Botërorin e largët të vitit 1950 në Brazil.

“Një fitore do të ishte rruga më e mirë për ta nisur Kupën e Botës, - tha Bradli. – E kuptojnë rëndësinë e kësaj ndeshjeje, por fitorja e vitit 1950 ishte një nga momentet më të mëdha në historinë e futbollit amerikan, kështu që do të donim ta përsërisnim atë moment”, shtoi ai. Bradli bëri të ditur se sulmuesi Xhozi Altidor do ta nisë nga fillimi, ndërsa pjesa tjetër e formacionit mbetet sekret deri përpara fillimit të ndeshjes.

Për kapitenin Karlos Bokanegra, përballja me Anglinë është historike dhe një shans i mirë që skuadra amerikane të tregojë se nuk është më e vogël në futboll.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›