Kapelo: Nuk jemi në krizë
04/01/2005
Kampionati është duke filluar dhe Fabio Kapelo, trajneri i Juventusit, është shumë i bindur që nuk do të ndodhë përsëri ajo, që ka ndodhur në 2004, kur Roma e tij ka rënë në janar: “Jam shumë i bindur që kësaj radhe do të ecë mirë, ka thënë Kapelo. Kemi bërë një punë shumë të mirë dhe në ndeshjet e ardhshme ka për t’u parë. Jam shumë i bindur që ky Juventus ka për të shkuar deri në fund”. Për Kasanon: “Te Juve? Të gjithë e dëshirojnë, bën diferencën”. Tifozët e Juventusit mund të rrijnë të qetë: Fabio Kapelo nuk ka ndërmend të përsërisë janarin e kaluar, kur Roma e tij i ka lënë rrugë të lirë Milanit. Për të ndihmuar rënien, është edhe David Trezege, i cili ka filluar të stërvitet së bashku me skuadrën. Ndërsa për t’u kthyer në fushë, francezi duhet të presë ndeshjen e Kupës së Italisë me Atalantën, këtë gjë e ka thënë edhe vetë Kapelo në një intervistë te “Rai”: “Më 10 janar do t’i nënshtrohet vizitës së fundit mjekësore”. Trajneri ka thënë që në fund të sezonit kthimi i Trezeges do të jetë shumë i rëndësishëm: “Sepse në atë fazë na nevojiten lojtarë të freskët dhe për ne, kjo mund të jetë një armë më shumë, si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve”. Francezi nuk do të krijojë asnjë problem, duke parë që skuadra ka Del Pieron dhe Ibrahimoviçin: “Jam shumë i gëzuar që kam këto probleme. Duhet të bëj zgjedhje shumë të rëndësishme, por problemi është kur nuk ke se çfarë të zgjedhësh”. Kasano ka treguar se ka shumë nostalgji për ish- trajnerin e tij duke thënë: “ziheshim shumë, por si baba e bir”, Kapelo është përgjigjur me një buzëqeshje: “Përherë ndodh kështu, e ndjen mungesën e një personi kur largohet… Antonio ka thënë të vërtetën: E kam ndihmuar për t’u rritur”. Do të vijë te Juventusi? “Nuk them asgjë. Që Kasano është një kampion i padiskutueshëm, kjo është shumë e qartë. Ka perspektivë shumë të mirë. Të gjithë e dëshirojnë. Është një lojtar që bën diferencën”. Ndërsa për një pyetje që i ka bërë Toti, thotë: “Totit nuk i përgjigjem”.