E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gravesen joshet nga merenges

04/01/2005  

Mesfushori i Evertonit, Tomas Gravesen, ka bërë të ditur se ndihet mjaft i joshur prej një transferimi të mundshëm te gjigandët spanjollë të Real Madrid. Danezi ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme me fanelën e Evertonit, duke zgjuar interesin e shumë klubeve të Primera Divizion. Kështu, Gravesen ka ngulur këmbë se deri më tani nuk ka patur asnjë kontakt për interesimin ndaj tij, por ka nxjerrë në pah dëshirën e madhe për t’u bërë pjesë e galaktikës madrilene. “Interesimi nga Real Madrid për mua, erdhi si një surprizë e këndshme, ka thënë Gravesen. Unë deri më tani nuk di asgjë për një marrëveshje të tillë dhe prandaj nuk mund të jap asnjë koment tjetër, pavarësisht nga zërat e shumtë që kanë dalë në merkato. Kushdo që do të donte të dinte më shumë për gjendjen time, më mirë le t’i referohet përfaqësuesit tim. Për momentin, mund të them vetëm kaq, se Real Madrid është një klub i madh dhe asgjë më tepër”. Po ashtu, danezi Gravesen ka qenë deri më tani një nga futbollistët më të përfolur nga media angleze. Sidoqoftë trajneri i Evertonit, Dejvid Mojes, ka theksuar se klubi nuk ka patur asnjë kontakt me Real Madrid dhe mbi të gjitha ka besim të madh se Gravesen do të firmosë kontratën e re. “Deri tani nuk kemi patur asnjë kontakt zyrtar me Real Madrid, ka thënë Mojes. Unë i kam dëgjuar gjithë zërat e merkatos që kanë qarkulluar para dy javësh, por mendoj se kjo periudhë është më e përshtatshme për të tilla thashetheme”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›