E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapelo, Rusia ofron 7 milionë euro në vit

Trajneri

Fabio Kapelo është një prej trajnerëve më të kërkuar në qarkullim. Momentalisht italiani është i përqendruar që të drejtojë Anglinë drejt triumfit në Kupën e Botës, por pas rezultateve të mira me “Tre Luanët”, propozimet nuk kanë munguar. Një prej ofertave më interesante është ajo e Rusisë. Presidenti i ri i federatës, Sergei Furshenko, e ka takuar Kapelon gjatë ndeshjes çelsi-Siti dhe i ofroi 7 milionë euro rrogë në vit, një shifër më e lartë nga sa trajneri përfiton aktualisht.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›