Kapelo "përjashton" Ouen dhe Krauç
Fabio Kapelo ka publikuar skuadrën që do të përballet me Holandën, në miqësoren e së mërkurës. Në listën emërore të përzgjedhur nga trajneri i Anglisë, nuk figuronin emrat e Majkëll Ouen dhe Piter Krauç. "Tri Luanët" do të luajnë në Amsterdam, vetëm tri ditë përpara nisjes së sezonit të ri në Premierligë, ndërsa grumbullimi i Ouen dukej i sigurt, pas formës së mirë që sulmuesi tregoi në fazën përgatitore me Mançester Junajtid. Kapelo ka thirrur "nën armë" katër sulmues, ku Uejn Runit dhe Emil Heskit do t‘i shtohen Karlton Kol, i Uest Hemit dhe Xhermein Defoe, i cili militon në radhët e Totenhemit.