E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati konfirmon: Van der Vart na pëlqen

Masimo Morati kërkon t‘i plotësojë kërkesat trajnerit Hoze Murinjo. Presidenti i Interit duket i gatshëm që të bëjë edhe një sforco të fundit për të afruar në skuadër një organizator, i cili do të luajë pas shpinës së dy sulmuesve. "Trajneri ka të drejtë, por nuk do të marrim një lojtar dosido", u shpreh njëshi i klubit zikaltër. Van der Vart? Është një që e kemi në konsideratë. Të shohim nëse edhe Murinjo do të jetë dakord me afrimin e tij". Objektivi kryesor mbetet Uesli Shnajder, por Reali kërkon 25 milionë euro për fantazistin. Kjo është arsyeja, përse Van der Vart duket një objektiv më i arritshëm.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›