Çelsi, Ançeloti fiton kupën e parë
Çelsi është fituesja e "Comunity Shield", Superkupës së Anglisë. Blutë triumfuan në sfidën e luajtur në "Uembli" pasi mposhtën 6-3 me penallti Mançester Junajtidin e Sër Aleks Ferguson. Ky është trofeu i parë i trajnerit Karlo Ançeloti në eksperiencën e re me klubin londinez. Koha e rregullt e takimit përfundoi në barazim 2-2. "Djajtë e Kuq" kaluan të parët në avantazh, me golin e Nanit në të 10-tën. Kur kronometri tregonte 52 minuta lojë, Çelsi barazon me Karvajon, ndërsa në të 71-tën blutë e shohin veten në avantazh falë golit të Lampard. Junajtid barazoi rezultatin në sekondat e fundit të sfidës, me sulmuesin Uejn Runi.