Hemilton: Po munda Shumin, nuk festoj
Berni Ekleston është i bindur se Mikael Shumaher do t‘i japë pjesës më të madhe të kundërshtarëve në pistë një leksion të mirë rreth pilotimit të makinave të Formula 1. E kundërta ndodh me Luis Hemilton. Britaniku i MekLarenit parashikon se rikthimi i shtatë herë kampionit të botës nuk do të jetë aq entuziazmues sa mendojnë të gjithë. "Duke u kthyer në këtë moment të sezonit, Mikael niset në dizavantazh, pasi nuk ka garuar sa pilotët e tjerë në Botërorin aktual", deklaroi kampioni i botës në fuqi për "Mail On Sunday". "Për këtë arsye mendoj se nuk do të ishte aspak korrekte nga ana ime, nëse do ta përfundoja garën përpara tij dhe do të festoja. Valencia është gara e parë për Shumaher në këtë edicion". Për Hemilton "është një nder dhe një privilegj" që do të ketë shansin të zbresë në pistë përkrah ferraristit, megjithatë, 24-vjeçari nuk harron të përmendë Felipe Masën. "E njoh mirë dhe e di që ka një shpirt luftarak, pasi gjatë sezonit të kaluar luftuam deri në fund për titullin kampion", shtoi ai. "Pas triumfit tim në garën e fundit, Masa u tregua një xhentëlmen i vërtetë dhe ne të gjithë po e presim që të rikthehet. Mikael do t‘i mbajë sediljen të ngrohtë dhe jam i sigurt se ai do të kthehet sërish për të garuar".
Piloti i MekLarenit, që në Budapest regjistroi fitoren e parë sezonale, u bë pjesë e Formula 1 në vitin 2007, vetëm pak muaj pas tërheqjes së Shumaherit. Në asfaltin spanjoll të Çmimit të Madh të Europës, më 23 gusht, do të shihet ballafaqimi i parë mes dy brezave të ndryshëm. "Fakti që Shumi vendosi të rikthehej është emocionues. Ai është një nga emrat më të mëdhenj të këtij sporti, një legjendë. E kam për nder të rivalizoj me të, e gjithë bota do të jetë duke na parë. Ende nuk kam biseduar me të, por do ta takoj në cirkuit".
Deri më tani, makina F60 e përdorur nga skuadra Ferrari nuk ka arritur të sigurojë paraqitje konstante. Pavarësisht problemeve të "kokëkuqes", Hemilton mendon se talenti natyral i 40-vjeçarit do t‘i mposhtë vështirësitë. "Është një pilot legjendar, nuk do ta ketë problem që të pozicionohet në vendet e para", shtoi britaniku. Shumaher do të garojë me njëvendëshen e Felipe Masës, i cili vazhdon rehabilitimin pas aksidentit të tmerrshëm në Hungari: "Kam menduar gjatë gjithë kësaj kohe për Felipen dhe për familjen e tij. Nëpërmjet internetit jam njohur me përparimet që po bën, situata po përmirësohet nga dita në ditë. Ai nuk dorëzohet në asnjë rast: këtë e di prej duelit të jashtëzakonshëm që zhvilluam gjatë sezonit të kaluar. Është sjellë gjithmonë në mënyrë korrekte, dua t‘i them se të gjithë po e presim", shtoi piloti i MekLaren-it. Hemilton i dërgoi një mesazh kolegut brazilian: "E pashë se çfarë të ndodhi dhe do të vazhdoj të lutem për ty. Ishte një episod fatkeq, shërohu sa më shpejt. Duhet të duelojmë për kampionatin, ti edhe unë, qetësohu dhe shërohu sa më shpejt". Aksidenti i Masës "ishte tragjik, por nuk më trembi. E kam të qartë se ky është një sport i rrezikshëm, elementet e rrezikut ekzistojnë gjithmonë. Në fund të fundit, janë pikërisht këto gjëra që e bëjnë F.1 të bukur. Askush nuk
dëshiron të shohë një tjetër pilot që aksidentohet: duhet të nxjerrim përfundime nga ato që kanë ndodhur gjatë dy javëve të fundit dhe të gjejmë zgjidhje, në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten më".