Rikthehet “dialogu” edhe në Komisionin e Ligjeve

Deputetët e Partisë Socialiste në komision propozuan që për këto ligje të ndiqet një procedurë e veçantë, pasi miratimi i tyre nuk duhet të jetë thjesht ngritje kartonësh, por duhet të zhvillohet një proces sa më i plotë dhe në respekt të vendimeve të marra një ditë më parë në Konferencën e Kryetarëve.
Ndërkohë, deputetët e Partisë Demokratike në komision u shprehën optimistë për arritjen e marrëveshjes me palën tjetër, për sa i përket ligjeve me 3/5, duke theksuar se besojnë tek vullneti i palëve. Në mbledhjen e sotme komisioni i ligjeve po diskuton mbi disa ndryshime në 'kodin rrugor', ndërsa deputetët e PS-së kërkuan që për këtë pr/ligj të pyeten edhe ekspertët e Ministrisë së Transporteve.
Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, kërkoi që këto projektligje të kenë një relator nga të dyja palët. Por kreu i komisionit, demokrati Ilir Rusmajli, tha se një kërkesë e tillë nuk është procedurale. “Të caktohet një relator seance por jo relator për projektin”, është shprehur Rusmajli, duke kërkuar më mirë shtyrjen për shqyrtimin e draftit se sa ndryshimin e procedurave.
Një ditë më parë Konferenca e kryetarëve e grupeve parlamentare, mes të tjerash arriti konsensus për agjendën e ligjeve me shumicë të cilësuar, duke vendosur rishqyrtimin e tyre me kalendarë trejavore dhe në përputhje me rregulloren parlamentare. Kështu për kalendarin e parë trejavor, 14 nëntor-7 dhjetor 2011, do të rishqyrtohen në komisione kodi hekurudhor, kodi ajror, kodi detar si dhe kodi rrugor.
Ndërkohë, projektligjet e tjera të mbartura për rishqyrtim dhe miratim, do të përfshihen në programin e ri të punës së Kuvendit për sesionin e ardhshëm parlamentar, me synim që shqyrtimi dhe miratimi i tyre të përfundojë brenda muajit mars 2012. /S.Ll/Start/
2011-11-15 10:59