E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 155 kg hashash, vinte nga Shqipëria

Bosnje

Shtatë persona kanë rënë në pranga nga drejtësia boshnjake nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa janë sekuestruar plot 155 kilogramë hashash, i cili mendohet se vinte nga Shqipëria përmes Malit të Zi. Lajmi bëhet i ditur nga një zyrtar i lartë i policisë boshnjake, i cili tha për mediat vendase se “të mërkurën u ndalua në kufi të Bosnjës një kamion që kishte udhëtuar përmes Malit të Zi nga Shqipëria”. Rreth 155 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa u gjet e fshehur në kamion. Policia arrestoi 2 personat që ndodheshin në kamion, dhe disa orë më vonë prangosi 5 persona disa në veri të Tuzlës që dyshohet se mundësonin kalimin e drogës nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi dhe disa nga Banja Lluka, që ishin pritësit e lëndës. Droga nuk u kap pas një aksioni rutinë, por ishte një operacion që kishte muaj që po operohej nga policia ndërmjet bashkëpunimit mes policisë së shteteve si Bosnja, Mali i Zi, Serbia e Sllovenia.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›