E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënshkruhen kontrata pune pa procedura për tre të doktoruar jashtë

UT

Rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Dhori Kule, ka vendosur dje nënshkrimin e kontratave të punës për tre të doktoruar në universitete perëndimore, pa kaluar procedura të mëtejshme. Rektori Kule deklaroi se kjo është një shenjë e mbështetjes që i jep Universiteti i Tiranës ekselencës së re. "Tre kolegët e rinj, që prej ditës së sotme janë pjesë e Universitetit të Tiranës, ku kanë treguar aftësi të veçanta akademike. Ata kanë përfunduar studimet në universitete prestigjioze të huaja, prej nga kanë marrë edhe PHD. Për këtë arsye, unë kam vendosur, në shenjë mbështetjeje për ekselencën shqiptare, punësimin e tyre të menjëhershëm dhe pa procedura të mëtejshme në stafin pedagogjik të Universitetit të Tiranës", deklaroi rektori Kule. Mbështetjen për tre pedagogët e rinj e shprehën edhe përgjegjësit e departamenteve të kirurgjisë, të së drejtës penale dhe sëmundjeve të zemrës, ku do të punojnë tre doktorët. Aktiviteti u zhvillua në rektoratin e Universitetit të Tiranës, në prani të drejtuesve të departamenteve të Mjekësisë dhe Drejtësisë, ku do të punojnë tre pedagogët e rinj të UT-së, si edhe në praninë e pedagogëve të tjerë të rinj të Universitetit të Tiranës.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›